Banner

Fetva 58



Pyetja:

Kërkoj nga ekselenca juaj që t'më jepni një rezime të shkurtër për fazat, gjendjet dhe shkallët (mekamet) e pastrimit të vetëvetes që duhet t'i kalojë njeriu i cili dëshiron të arrijë pastrimin me metodën e të parëve.

All-llahu ju shpërbleftë!


Përgjigja:

Lavdi të takon vetëm Ty All-llah që je i Pashoq. Salavatet, bekimet dhe përshëndetjet qofshin për të Dërguarin dhe për të gjithë shokët e tij.

Fjala: "Et-Tezkijeh" është fjalë Kur'anore që do të thotë: "përpjekje për të pastruar dhe për të dlirë shpirtin nga njollat, veset, të metat, të cilat rrallë herë largohen prej vetes, e të cilat nëse mbeten vjerur për të atëherë e çojnë në shkatërrim dhe besimin e tij në All-llahun e shëndrojnë në një manifestim që nuk ka realitet e as që ka ndonjë dobi". Ndër veset e të metat më të rrezikshme është kryelartësia, pastaj narcisoizmi, urrejtja, dashuria e kësaj bote si ndaj pasurisë, autoritetit, udhëheqjes, etj..

Mënyra e "Tezkijes - dëlirësisë", mund të rezimohet duke kapluar besimi i tij mendjen e logjikën. Domethënë besimi të shëndrohet nga fjala: "La-ilahe il-lallah" që deklarohet me gjuhë në një bindje racionale se All-llahu është Një si për nga qenia, cilësitë dhe punët e Tia dhe se Ai nuk ka shok në të gjitha ato dhe se Ai është i vetmi që drejton gjithë këtë gjithësi. Pra, Ai është Krijues, Ai është Zhdukës, Ai është që sjell dëmin dhe dobinë dhe Ai është që jep dhe që ndal ...

Por, Teuhidi (fjala: La-ilahe Il-lall-llah) nuk shëndrrohet prej simbolit gojor në atë të bindjes së palëkundshme e racionale e pastaj në atë të intuitës ndryshe vetëm se me shpeshtimin e të përmendurit të All-llahut. Por, një gjë e tillë arrihet vetëm se me të përmendurit e shpeshtë të All-llahut, domethënë, ta përmend Atë, duke e ditur se gjuha është vetëm mjet i të përmendurit.

Mënyra më efikase e të përmendurit (dhikri) bëhet duke lidhur gjithmonë nimetin (dhuntinë) që njeriu e ka me Atë (All-llahun) i cili ia ka dhënë atë nimet. Pra, çdoherë kur atij i vjen ndonjë dhunti (nimet) ta përkujtojë Atë (All-llahun) i cili ia fali atë dhunti dhe të jetë i bindur se kjo vjen nga Ai, kurse është e ditur se dhuntitë e All-llahut janë të shumta dhe të panumërta. Pra, kjo ishte edhe mënyra e zotriut tonë Muham-medit alejhis-selam, kur është fjala për dhikrin e tij ndaj All-llahut Fuqiplotë.

Nëse njeriu vazhdon të ndjek këtë ilaç kur është fjala për dhikrin (të përmendurit All-llahun) dhe tedhek-kurin (të sjellurit ndër mend All-llahun) atëherë besimi i tij do të ngulitet në mendjen e tij, ndërkaq, nga ana tjetër, influenca e falsifikuar e zilive do të mungojë nga mendja dhe kujtesa e tij, kështu që bindja e besimit (akides) të tij do të reflektohet në zemrën e tij përplot dashuri, respekt e frikë ...

Pasi që ai tashmë di me racionin e tij dhe ndjen me zemrën e tij se bëmirës i vetëm në këtë gjithësi është All-llahu dhe se drejtuesi udhëheqës i njerëzve dhe i gjithë krijesave është All-llahu. Kështu, nën flakërimin e këtyre ndjenjave dominuese do të shkrihen të metat që janë të ngjitura për pasionet. Kështu, më pas ai vetes nuk i sheh ndonjë vlerë të posaçme subjektive që të mburret me te, si dhe botën me gjithë botkuptimet e saja si dhe çka ka në të, nuk i sheh ndryshe vetëm se si ushtri në duar të All-llahut Fuqiplotë.

Kurse sa i përket asaj që më pyet për ato gjendje të mishëruara në atë që i emërtojnë "fena", "beka" e të ngjajshme me këto dyja për të cilat si zakonisht Sufistët e mëvonshëm si dhe ata që ndjekin rrugën e tyre në këtë kohë, këto gjendje ato i konsiderojnë si faza të rrugës të cilat trasuesi duhet t'i ketë parasysh që t'i arrijë e të kalojë çdonjërën prej tyre e pastaj të kalojë në tjetrën.

Por, ky botëkuptim së bashku me trasimin i cili mbështetet në këtë bazë është në kundërshtim me atë që kanë qenë të parët tanë, madje kjo është edhe në kundërshtim me vetë prijësit të cilët kanë trasuar këtë rrugë ndër të cilët janë burrat dhe ndjekësit e "Risale Elkushejrij-jeh".

Ajo që kërkohet nga çdo ndjekës është që ai të përpiqet që plotësisht Teuhidin e vet ta ngjyrosë në atë mënyrë që e përmenda. Synim i vetëm që në kujtesën e tij mund të paraqitet është që ai të lartësohet deri në atë shkallë saqë të arrijë në një gjendje të veprojë sipas shkaqeve e zakoneve kozmike, por, duke qenë i bindur në Atë që është shkaktar i vetëm për të gjithë gjërat. Pra, këtu te ky synim, ndjekësi ngjyroset me vërtetësinë e robërimit ndaj All-llahut Fuqiplotë. Kjo ka qenë edhe skajshmëria e maksimumi për të cilën gjë pararendësit tanë të ndershëm kanë aspiruar.

Por, gjatë rrugës për të arritur te ky synim disa prej ndjekësve vuajnë nga ajo që emërohet "fenaë" kështu që ai humbet, topitet, hutohet, shtangohet dhe kalon në një gjendje që humbet nga gjithë krijesat dhe lidhet me Krijuesin, kështuqë ai në këtë gjendje nuk sheh asgjë nga krijesat. Ai në këtë gjendje mund të thotë diçka që shpreh gjendjen emocionale të tij e që është në kundërshtim me realitetin dhe Sheriatin.

Të kesh në dije se kjo gjendje është aksidentale dhe e parregullt, ku ndjekësi i kësaj rruge nuk duhet ta konsiderojë si fazë që duhet ta kalojë apo të ndalet. Bile, ai duhet të punojë që këtë ta largojë aq sa mundet, e nëse ai dështon në largimin e kësaj, atëherë, le ta dijë se kjo është një dobësi dhe e metë me të cilën është sprovuar, nga e cila kanë shpëtuar sahabet (shokët e Pejgamberit) si dhe tabiinët (gjenerata që kanë takuar ndonjë sahabij) dhe të parët më të dalluar të cilët trasuan rrugën e tyre (sahabëve).

Si dhe ai duhet të përpiqet me gjithë fuqinë që disponon të kalojë këtë gjendje e të arrijë në atë që e quajnë "Elbeka" do me thënë në atë gjendje ku i sheh të gjitha shkaqet dhe korespondon me to sipas normave të Sheriatit, por, ato nuk i sheh si vepruese si dhe nuk u përshkruan ndonjë ndikim.

Këtë që thash për gjendjet "El-Ehval" thuhet edhe për ato që i emërtojnë grada "El-Mekam" bie fjala mekami i durimit, i falënderimit, i kënaqësisë e pastaj i bindjes. Është gabim që ndjekësi të merr parasysh transferimin nëpër këto grada "mekame" që në fund të arrijë gradën "mekamin" e bindjes "jekinit". Por, ai duhet që prej fillimit të kësaj rruge të mundohet që të jep gjithë mundin e tij për të arritur gradat më të larta të bindjes "jekinit".

Durimi nuk është i ndarë prej bindjes "jekinit" njashtu edhe kënaqësia "rida" nuk duhet që të ndahet prej durimit, por, duhet që ai që ka vendosur të luftojë nefsin që urdhron në të keqe (epshin) në mënyrë që në të njëjtën kohë të zbukurohet dhe ta ketë durimin, kënaqësinë, falënderimin, mbështetjen dhe bindjen. Mënyra për të arritur këtë bëhet me shpeshtimin e dhikrit (të përmendurit të All-llahut) me çka nuk është për qëllim heqja e tespihëve në dorë, por, qëllimi është përkujtimi ndaj Krijuesit sa herë që i sheh krijesat dhe të përkujtojë Atë që e fali nimetin, çdo herë kur shihet ai nimet (dhunti).

Por, disa ndjekësve të kësaj rruge, sistemi i rendit të tyre, i detyron që të shkallëzohen në këto grada "mekame", por, ato janë raste të dhunshme për to dhe aspak nuk është metodë edukative për të gjithë ndjekësit.

Vëllau im, pas gjithë kësaj, mëso se për këtë gjë që parashtron pyetje, pa marrë parasysh emrin, është shije, sjellje dhe veprim ku dominon Sheriati e nuk është ndonjë dituri që rrëfehet ose ndonjë art që mund të aktrohet, ose ndonjë zanat prej të cilit mund të arrihet levërdi apo diç me të cilën arrihet autoritet a famë.

Njëri prej njohësve dhe të devotshmëve kishte thënë: "Më herët sufizmi ishte një koncept pa emër, ndërsa sot është bërë emër pa koncept".



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...