Banner

Vëllezër! Mos kam sjellë ndonjë fjalë nga vetja?



Pejgamberi Muhammedi alejhisselam, duke e përshkruar këtë gjendje në të cilën ne ndodhemi, thotë: "Ai që lufton nën hijen e flamurit të panjohur dhe vritet, ai vdes në injorancë". Cili është flamuri i panjohur? Është ajo udhëheqje që ti nuk e di se kush qëndron pas tyre, që nuk i di të zotët e saj, qëllimin dhe përfundimin e saj. Ky është përkufizimi: "Flamuri i panjohur". Nëse ne hulumtojmë, do të gjejmë se njerëzit që e mbajnë këtë flamur janë: 'Mosadi i Izraelit dhe Shërbimi Sekret i Amerikës (CIA)'. Dhe në të ardhmen kanë për t'iu arritur informata të detajuara, kështu që gjërat do të qartësohen.

Ditë më parë, disa grupe takohen dhe këshillohen për ta vënë (ndezur) flakën e rebelimit në Sham (Siri), për të arritur synimin, jo të hartuar nga ne, por hartuesit e saj të vërtetë janë pikërisht këta njerëz (Mosad-i dhe CIA)! Pejgamberi Muhammed alejhis-selam, ka folur (paralajmëruar) për këto fitne dhe e ka përshkruar me një saktësi të madhe gjithë këtë që ne e përjetuam.

Pastaj ai urdhëroi Prerazi që të largohemi nga ajo dhe na e ka tërhequr vërejtjen duke na ndaluar pjesëmarrjen në të. Ai, flet në një hadith të gjatë, në të cilin përshkruan këtë gjendje, pastaj këto fjalë ua ka përsëritur veç e veç çdo muslimani. "Kujdesu për veten tënde dhe shmangu nga problemi i turmës"! Ai, gjithashtu në një hadith tjetër që e përcjellin Buhariu dhe Muslimi, thotë: "Pas meje, do të ketë fitne (sprova) kush iu afrohet atyre, ai do gllabërohet nga ato, atij që i jepet mundësia që të ik nga ato - ai menjëherë duhet ta bëjë këtë". Gjithashtu Pejgamberi Muhammedi alejhisselam tregon në një hadith autentik se si ti përballojmë këto fitne dhe na e ka treguar edhe ilaçin. Ai thotë: "Frenoje gjuhën, qëndro në shtëpinë tënde dhe qani për gjynahet tuaja"!

Në një hadith tjetër të vërtetë, (mutefekun alejhi) Ai përshkruan këtë sprovë dhe të ngjashme me këtë: Hudhejfe radiallahu anhu njëherë e pyeti Pejgamberin alejhisselam: "Çfarë na urdhëron të bëjmë nëse rastisim në atë kohë"? Pejgamberi alejhisselam iu përgjigj: "Gjeje një gurrë dhe thyeje tehun e shpatës, dhe largohuni nga të gjitha ato grupe dhe xhemate, edhe nëse kjo të detyron të kapesh madje dhe për rrënjën e një peme, dhe qëndro në atë gjendje derisa të të vi vdekja"! Pra, Pejgamberi alejhisselam na ka qartësuar se shuarja e këtyre fitneve arrihet me largimin nga ato, madje ai këtë e ka përsëritur disa herë.

Vëllezër! Mos kam sjellë ndonjë fjalë nga vetja? Jo, përfundimisht, jo. Unë jam vetëm përcjellës. Unë jam vetëm përcjellës. Nëse ka dikush që e komenton këtë që e kam përcjellë, nga Libri i Allahut dhe nga Suneti i të Dërguarit të Tij, se jam ndjekës i sistemit dhe prej predikuesve të këqij, atëherë kjo domethënë se është akuzë ndaj Pejgamberit alejhisselam. Andaj, jam i sigurt se sikur Pejgamberi alejhisselam të vinte në mesin tonë e të na përkujtonte me këshillat e tij, do të vinte dikush dhe do t'i thoshte atij: "Ti je përkrahës i regjimit dhe prej predikuesve të këqij"!



Autor: Shejh Muhammed Said Ramadan el-Buti (Rahimehull-llah).

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...