Fetva 35
Pyetja:
Çfarë mendimi keni ju doktor i respektuar për tekstin (formën) e salavatit në vijim që bëhet për Pejgamberin duke vënë në dije se janë të shumtë ata që më kanë këshilluar për këtë: "All-llahum-me sal-li ala sejjidina Muham-medin vevalidiihi veaalihi ve sel-lim".
Nga ana tjetër, a është e lejuar të bëjmë salevat për prindërit e të Dërguarit, njëkohësisht kërkoj të më sqaroni shkakun?!
Përgjigja:
Nuk ka transmetim nga Pejgamberi i All-llahut (bekimet e All-llahut qofshin për të), prandaj, shtojca që përmendët në tekstin më parë është bid'at dhe bie ndesh me mësimet e të Dërguarit të All-llahut.
Autor: Prof. Dr. el-Buti