Domosdoshmëria e të shfaqurit para urtësisë së Krijuesit 5
Pra ky besim tradicional nëse gjendet ska mundur dhe smundet të jetë i aftë për të zgjedhur këtë enigmë në jetën e poseduesve të këtij besimi. E çka atëherë me ata të cilët në emër të shkencës dhe bindjeve të saja, kundërshtuan idenë e besimit në Krijuesin.
Për këtë themi se rruga e sigurt është të hulumtuarit në bazat e këtyre komponenteve dhe shkaqet e lindjes së tyre, ashtu siç sqaruam më parë, por me kusht që t'i paraprijë një çlirim i plotë nga intoleranca e ambientit, shoqërisë dhe historisë dhe gjithashtu një çlirim i plotë nga pikëpamjet dhe vështrimet tradicionale të trashëguara prej së cilës orvaten shumë njerëz të thurrin-ndërtojnë diç me domethënje të plotë fetare, e cila nuk ka ndonjë burim tjetër pos mendimit njerëzor abstrakt. E që në rolin e tij nuk mbështetet pos në një shtyllë të madhe, e ajo është origjina e besimit në Allahun xh.sh..
Me të vërtetë, asnjë meditim në ekzistimin e Krijuesit dhe në argumentet e ekzistencës së Tij, nuk do të sjell ndonjë rezultat shkencor që do të jetë i aftë për të bindur mendjen dhe të qetësoj shpirtin, përderisa ai që posedon këtë besim, është i izoluar brenda një ngushtice të ndikimit dhe kufizimit të trashëgimeve të tij të rrethit dhe orvatjeve të tij të arsyeshme, ose është i dorëzuar para një ndjenje besimi e cila është larg nga kufizimet e logjikës dhe shkencës.
Prandaj ftoj çdo njeri i cili ka gjetur ekzistimin e një enigme që qëndron pas këtij universi dhe që është i ndjekur ndonjëherë nga ndjenjat e vetmisë në jetë ose bezdisja nga ajo, e ndonjëherë nga ndjenja e dëshirës për të zbuluar sekretet e mbyllura të saj dhe pasojat e saja sekrete të ardhshme.
E ftoj këtë njeri që së pari të çlirohet nga trashëgimit e tij tradicionale dhe nga rrethanat e nga çdo gjë që e kufizon mendjen dhe robëron të menduarit, duke filluar nga mbeturinat e zakoneve e deri te religjionet. Pastaj ai njeri është i futur të vij me nxitim në sipërfaqen e këtij universi, duke bartur një llambë të vetme e cila nuk ka të meta në dritën e saj, e kjo është kandili i logjikës dhe mendjes, e më pas, le të lexoj rreshtat e këtyre komenteve me dritën e saj.
Dritë kjo që i mundëson atij të shoh faktet të cilat janë të fshehura pas këtyre rreshtave. Dhe së fundi do ta udhëzoj atë kjo llambë kah thelbi i këtij universi dhe kah burimi i tij subjektiv, nga i cili buroi ekzistenca. E Ai është Allahu xh.sh..
Por duke pasur parasysh atë në çka udhëzon kjo llambë racionale, e çiltër, s'është planetë që shkëlqen në qiell e as kafshë e dalluar që endet mbi tokë, siç s'është njeri që posedon forcë e fuqi e as skulptur e lustruar nga imagjinata e ndonjë artisti e as ndonjë komponi bashkërenduese nga babajt dhe bijave apo shokëve e moshatarëve.
Gjithashtu duke pasur parasysh atë në çka udhëzon kjo mendje e çiltër - Allahu nuk do të jetë Ai që vendos të heq dorë nga rendi i drejtësisë e i së vërtetës, ashtu që të ngarkoj njeriu nga robërit ose të dashurit e Tij, me mëkatet e shekujve të kaluar dhe gjeneratave të ardhshme, me qëllim që të bëj me dhembjen e tij dhe me lënjen e varfërisë së tij, lojtarëve e cila do t'i len ato popuj nga mëkatet e bëra.
Ky është Zoti, Krijuesi, së cilës ekzistencë i nënshtrohet mendja dhe të cilin smund ta përceptoj imagjinata. E si do ta përceptoj krijesa Krijuesin e tij. Apo si mund trungu të mblidhet brenda degës së saj.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Xhevdet HISENI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".