Banner

Domosdoshmëria e të shfaqurit para urtësisë së Krijuesit 4



Pastaj asnjëri prej tyre nuk shton mbi këtë vendim asnjë shtojcë të qartë ose detaje. Në këtë rnënyrë ai nuk ndjen ndonjë përgjegjësi që e mundon ose e detyron të lëviz atë si rezultat i kësaj bindje ose vendimi.

Gjithashtu nga këta faktorë dhe rrethana është edhe mbështetja kur kemi të bëjmë me interpretimin e Krijuesit dhe të kuptuarit e cilësive të Tij, në koncepte të parafytyruara që nuk i miraton ato shkenca e as që përputhen me ligjet më të qarta të mendjes dhe logjikës. Shumica e këtyre koncepteve janë të thurura nga sinodat kishtare në disa rrethana të lashta.

Kështu që shumica e perëndimorëve, në veçanti ata dijetarët dhe intelektualët, duheshte të zgjedhin njërën nga këto zgjedhje:

1. Dorëzimi para këtyre koncepteve gjatë një qetësimi shpirtërorë i cili është larg qëndrimit të mendjes dhe gjykimeve të saj. Ajo që bën të anohet kah kjo zgjedhje, është instikti fetar i cili qëndron në qenien e çdo njeriu, pa marrë parasysh se çka është ai dhe në çfarë rrethana gjendet.

2. Mosdëgjimi i këtyre koncepteve duke u mbështetur në shkencën, në sistemin e saj dhe në gjykimet e saja. E ajo që bën të zgjedhësh këtë zgjedhje është civilizimi perëndimor me të arriturat shkencore të cilat depërtuan nëpër muret e pamundësive të shumta - natyrisht atyre tradicionale, të cilat bënë që shumë njerëz të imagjinojnë atë se shkenca ka mundësi të jetë zëvendësuese e fesë.

E ju sot, kudo rrugëve perëndimore mund të shihni e t'i gjeni ato të mbushura nga këto dy grupe: Grup, anëtarët e të cilit cilësohen si dogmatik, të cilët preferojnë konceptet e tyre fetare para logjikës së shkencës. E këto janë ata të cilët u çliruan nga mendimet e tyre në rrugën e fesë. Kurse grupi tjetër, është ai që anëtarët e të cilit cilësohen si individ "laik", të cilët preferojnë shkencën para koncepteve fetare që janë kundër saj.

Pra, këto rrethana dhe faktorë në përgjithësi janë ato të cilat shndërruan dritën e besimit në Allahun xh.sh. në një shkëndijë të shuar dhe u la çështja e fesë dhe besimit në ekzistimin e Krijuesit të këtij universi, në rrethana dhe kushte më të mira, në çështje margjinare, çështje e cila nuk zotëron ndonjë autoritet në sjelljet dhe sistemin e jetës.

Kështu që kjo çështje nuk ka mundësi t'u përgjigjet në asnjë nga ato pyetje të vështira të cilat i ballafaqon njeriu në përgjithësi, e në veçanti ai i civilizimit perëndimorë.

Mirpo, njeriu i perëndimit në përgjithësi, ashtu si i tillë, ka një dashamirësi ndaj fesë, kur në thellësi të zemrës ndjen një harmoni mes idesë së besimit në Allahun xh.sh. dhe diçkaje instikte e fshehur në brendësinë e ndjenjave të tij. Kështu që ai kryesisht preferon fenë më shumë se shkencën, sepse ajo i plotëson një nevojë urgjente në shpirtin e tij, nevojë të cilën shkenca nuk mund ta plotësoj dot.

Mirpo, ndarja e lëvizjes mendore tek njeriu nga kjo ndjenjë shpirtërore, e bën atë të nënshtruar në një personalitet dual. Njëri nga të cilat me vendimin e bindjes mendore dhe gjykimeve të shkencës, kurse tjetri lëviz nga një motiv të kuriozitetit, bile nga një etje shpirtërore në drejtim të të vërtetës së transcedentales dhe fshehtësive të saj.

Nga ky realitet përjashtohen ata të cilët kryekëput ngriten duart dhe mendimet e tyre nga feja dhe u drejtuan në drejtim të shkencës dhe jetës shkencore. Dualiteti i personalitetit mes fesë dhe shkencës është një burim shtues i shqetësimeve shpirtërore, i cili shpie në agoni dhe mërzitje në jetë. Poashtu ndarja me fenë nga shkenca është një burim i madh dhe kryesor i këtij të njejtit shqetësim.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Xhevdet HISENI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...