Fetva 288
Pyetja:
Jamë një vajzë 22 vjeçare dhe jam e punësuar. Kam standard të konsiderueshëm. Pasurinë time e deponoj në arkën e kursimeve postale dhe e përdori kamatën e tyre.
Por, tash kam dëgjuar se ajo është e ndaluar dhe disa të tjerë i dëgjoj duke thënë se lejohet dhe se është e ligjshme.
Kurse disa të tjerë i dëgjoj duke thënë se kamata lejohet në bankat Islame. Por, siç e dini ne nuk kemi banka Islame?
Përgjigja:
Kamata është Haram (e ndaluar) me vendim të All-llahut dhe Sheriatit të Tij dhe nuk ka mundësi që dikush ta thej këtë vendim të Tij. Ai që lejon kamatën është gënjeshtarë dhe shpifës ndaj All-llahut Fuqiplotë.
Bankat Islame nuk veprojnë me finasierët e saj me kamatë por, ato u japin përqindje prej fitimeve që realizohen nga projektet e investuara të kapitalit të tyre dhe një gjë e tillë është e lejuar.
Autor: Prof. Dr. el-Buti