Banner

Fetva 287



Pyetja:

Si është mendimi i juaj për ata që thonë se në fakt dijetarët e Te'vilit (ata që bëjnë shpjegimin e ajeteve jo të qarta) "janë të dyshimtë" dhe si duhet të jetë reagimi ndaj pohimit të tyre?


Përgjigja:

Në librin e All-llahut Fuqiplotë kemi shumë ajete që duhet patjetër të shpjegohen d.m.th. të kuptohen në mënyrë të figurshme e metaforike, bie fjala siç është fjala e All-llahut Fuqiplotë: "Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt)", (El-Israë, 29).

Si dhe ajeti: "... ato janë teshë (prehje) për ju dhe ju jeni teshë (prehje) për ato ...", (El-Bekarah, 187).

Edhe selefët (gjenerata e parë e artë) edhe halefët (gjenerata që pason selefët) i kanë komentuar këto ajete edhe shumë ajete të cilësive të All-llahut Fuqiplotë si ajetin: "E do të mbetet vetëm fytyra e Zotit tënd (vetëm Zoti yt) që është i madhëruar e i nderuar!", (Er-Rahman, 27).

Nuk ka asnjë prej selefëve që fjalën "vexh'h" (fytyrë) ta ketë spjegur në kuptimin tekstual njashtu është edhe me fjalën e të Dërguarit të All-llahut: "Mbrëmë All-llahu ka qeshur nga veprimi i juaj". Pra, njashtu nuk ka asnjë prej selefëve që fjalën: "të qeshurit" ta ketë spjeguar me kuptimin tekstual që e ka kjo fjalë.

Hiqju këtyre injorantëve dhe fanatikëve që dëshirojnë të ngelin në padituri dhe nuk duan të mësojnë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...