Banner

JoMedhhebizmi: Shkurtimisht përmbajtja e Broshurës 2



Në fund, autori përfundoi duke konkluduar se medhhebet nuk janë diç tjetër përveç se mendime të dijetarëve dhe të kuptuarit e tyre ne disa çeshtje, si dhe as Allahu xh.sh. e as i Dërguari i Tij nuk kanë obliguar që ndonjëri t'u përmbahet këtyre mendimeve. Në bazë të kësaj, imitimi i ndonjërit prej katër medhhebeve ose ndonjë medhhebi tjetër nuk është vaxhib e as mendub, si dhe muslimani nuk e ka për obligim që t'i përmbahet rregullisht ndonjërit prej tyre.

Bile ai person i cili rregullisht i përmbahet ndonjërit prej tyre në të gjitha çështjet, është fanatik, gabues dhe imitues i verbët si dhe eshtë prej atyre që e kanë përçarë fenë dhe janë ndarë në grupacione. Argumenti i tij për këtë konkludim në mënyrë të shkurtër është se kapja për islamin, në esencë është kapje për Kur'anin dhe sunnetin, sepse ato dyja jane të pagabueshme, ndërsa imitimi i prijësve të medhhebeve do të thotë largim nga vendimi i Kur'anit dhe sunnetit në diç tjetër, e kjo do të thotë heqje dorë nga të imituarit e asaj që nuk gabon dhe kapja për atë që gabon, (broshura: 6,7).

Pas kësaj, autori konkludoi se medhhebet janë gjëra të shpikura (bid'ate) të cilat kanë dalur në dritë pas shekullit të tretë të hixhretit. Pra, s'ka dyshim se ato janë në dalalet (të devijuara). Më pas, autori pyet: vallë, a ekziston argument se njeriu pas vdekjes do të pyetet në varrë për medhhebin që i ka takuar?

Më pas, autori përfytyron se katër medhhebet janë shpikur për të konkuruar me medhhebin e Muhamedit a.s. dhe thotë: "Medhheb i vërtetë, të cilin çdo musliman e ka për obligim ta imitojë është medhhebi i Muhamedit a.s., mandej medhhebi i hulefairr-rrashidinëve radijellahu anhum ... Prej nga erdhën këto medhhebe të tjera, për çka u përhapën dhe për muslimanët u bë obligim imitimi i tyre"?, (broshura: 12).

Për të përforcuar mendimin e tij, ai citon nga Dehleviu se ai ka thënë: "Kush merrë të gjitha mendimet e ndonjërit prej katër imamëve e nuk bazohet në Kur'an dhe sunnet, e ka kundërshtuar ixhmain (konsenzusin e dijetarëve) dhe nuk është kapur për rrugën e muslimanëve"!

Më pas, sjell argumente dhe transmeton citate që sqarojnë se: muslimani nëse imiton ndonjë muxhtehid, nuk e ka për obligim që ta imitojë atë gjatë tërë jetës së tij. Po ashtu për atë person, i cili ka arritur në atë nivel që të kuptojë hukmin e ndonjë çështje nga Kur'ani dhe sunneti dhe t'i kuptojë argumentet e ndryshme, nuk lejohet që me inatë t'i përmbahet medhhebit që i takon, e ta kundërshtojë atë që e ka kuptuar nga Kur'ani dhe sunneti.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...