Banner

Fetva 201



Pyetja:

A lejohet që gruaja dhe burri të këmbejnë fjalët e Sheriatit që praktikohen bie fjala mashkulli femrës t'i thotë: "Më marto me veten tënde sipas ligjit të All-llahut dhe të Dërguarit të Tij dhe ajo të përgjigjet: pranoj të martohem me ty sipas ligjit të All-llahut dhe të Dërguarit të All-llahut dhe kështu lidhja midis tyre të jetë e ligjshme ose s'paku Hallall".

Normalisht pa mos patur kontakt intim (duhul) që është i konsiderueshëm me Sheriat, e kjo është kështu për arsye të kushteve që nuk mundësojnë kontratën e zakonshme midis tyre momentalisht. Pra, këto procedura janë parimore. Këtë ata e bëjnë për arsye se midis tyre ka hulve (vetmi). Ata banojnë në një banesë dhe vajza nuk ka mundësi të shkojë në ndonjë vend tjetër.

Ju lutem që të më sqaroni zgjidhjen e ligjshme fetarisht. Potencojmë se nuk ka mundësi edhe të shkruajnë midis tyre dëshmi te ndonjë hoxhë apo në gjykatë. Ju lutemi të na përgjigjeni qartësisht dhe shpejt për hirë të vajzës e cila i frikohet All-llahut Fuqiplotë që të jetë në kotësi. Ajo nëse nuk merret vesh me këtë djalë do të ngel në rrugë dhe pa strehim ose pa furnizim. Krahas kësaj vajza djalin e do njashtu edhe djali e do vajzën.


Përgjigja:

Nëse femra është racionale (e arsyeshme) dhe është në moshën madhore dhe djali është i rangut të saj atëherë martesa që ti e cilësove është në rregull me kusht që të dëshmojnë dy dëshmitarë për këtë pëlqim dhe pranim që është midis këtyre dyve.

Kjo është kështu te shumica e dijetarëve. Domethënë evidentimi i kontratës në gjykatë apo dikush t'ua shqiptojë tekstin e kontratës nuk është kusht që kontrata të jetë në rregull e vlershme.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...