A vemë bast në atë se islami është zgjedhje e problemeve të civilizimit 2
Si rrjedhim, ai përgatitet mentalisht dhe psiqikisht për të pranuar ligjet obliguese të Allahut xh.sh. me një siguri se ato janë garancë e lumturisë së njeriut, si individuale ashtu edhe shoqërore. Lumturinë në këtë jetë të shpejt dhe në jetën tjetër që i është premtuar pas vdekjes, pa marrë parasysh se i është bërë atij e qartë aspekti i urtësisë apo interesit nga ligjet. Pra veprimi me islamin apo njohja me të, duhet filluar prej trungut të doktrinës islame dhe bazave doktrinale të saj. Kur kjo arrihet me një bindje mendore dhe shpirtërore, atëherë kalohet nga trungu tek degët dhe frytet të cilat përfaqësojnë ligjet legjislative dhe morale e sjelljes.
Ndërsa ana logjike e këtij përfundimi në fakt tregon që: bazat e saj doktrinore formojnë një mbrojtje ose një mbulesë ruajtëse të degëve të besimit dhe të ligjeve praktike, sepse është shumë logjike të arrish në përfundim që legjislacioni është i pastërt nga gabimet kur ne jemi të sigurt në gjenialitetin e gjykuesit drejtësin e Tij dhe përsosshmërinë e krijimit të Tij dhe saktësinë dhe përpikmërinë e Tij në specialitetin shkencor në hartimin e ligjit dhe legjislaturës.
Nëse kthejmë vështrimin do të gjejmë veten që kemi arritur në të njëjtin përfundim në gjenialitetin e Krijuesit, drejtësinë dhe saktësinë e Tij në vlerësimin e të mirave dhe dobive nga përpikshmëria e legjislacionit, pastërtinë e Tij nga ndonjë gabim, si dhe masën e pranimit të Tij në këto të mira.
Tjetër që ky argumentim nuk do të ishte i shëndoshë pos kur argumentuesi të jetë me gjenialitet më të madh dhe me njohuri më të sakta në shkencë dhe më shumë vlerësues i dobive se sa Ligjëdhënësi. Në këtë rast kthehet pikpamja dhe të argumentuarit drejt një metode logjike të shëndoshë. Tjetër që Ligjdhënësi i cili lëshon vështrimin nga besimi me gjenialitetin e tij, bollëkut të dituris së tij është vet person vëzhgues!
Kështu ai vetvetiu me përgatitjet e tij dhe përsonalitetin e tij shkencor bën një kriter të vlerës shkencore që bartë këtë legjislacion. Mund të themi se në të dy rastet njeriu është logjik në rrugën dhe vlerësimin e tij, sepse ai niset nga origjina tek degët, jo në të kundërtën.
Por nëse kjo është e drejtë në vlerësimin e njerëzve, për punët e tyre, a do të ishte e drejtë që robi të vlerësonte çfar Zoti ynë ka vendosur?
D.t.th. a ka mundësi që njeriu sado që të jetë i gjërë në njohurit e tij, ta bëj diturin e tij dhe saktësin e drejtësis së tij dhe të kuptuarit e tij, kriter i vlerës së vërtetë që bart për njerëzit ligji i Allahut xh.sh.?
Përgjigjja është intuitivisht e qartë për cilindo i cili ka besuar vërtetë ndonjëherë në Allahun xh.sh.. Sikurse ky kriter të gjendet në njerëzit nuk do të ishin të paaftë gjer në këto ditë për vënjen e një peshoje fikse për domethënjen e të mirës dhe të keqes, ose për dobitë dhe degjenerimet.
Siç dini se asnjë nga dijetarët filozof, psikiatër, moralist ose sociolog, nuk mundet deri më tani për të shpëtuar njerëzimin deri në këtë shkallë apo kriter. Pastaj harmonis ndërmjet ligjit të Allahut dhe dobive të robërve të Tij janë në përputhje me shkencën e metafizikës e cila tërësisht është në zotërimin e Allahut xh.sh.. Sado që njeriu të dëshiroj për t'i peshuar shumë urdhëra dhe ndalesa të Allahut xh.sh. me realitetin e dukshëm ose nga përvoja e përkohshme, mund që të mos udhëzoj kjo zbulimin e dobisë dhe urtësisë, fshehtësisë të caktuar nga Allahu xh.sh.. Meqë ligji hyjnor lidhet me rezultatet dhe pasojat e fshehta që rrjedhin nga to. Ai nuk ka lidhje me pamjet dhe përshkrimet faktike sipërfaqësore, por mënyra e bindjes sonë në dobin e këtyre ligjeve, pos besimit tonë në Allahun xh.sh. bindjes së plotë në urtësinë, mëshirën dhe drejtësin e Tij.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bafti BISLIMI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".