Banner

A vemë bast në atë se islami është zgjedhje e problemeve të civilizimit 3



Domethënja e kësaj është se në qoftë se i prezentojmë, sakrificës së civilizimit perëndimor një ide të shkurtër ose të detajuar rreth legjislacionit dhe ligjeve islame të cilat sigurojnë zgjidhjen e problemeve dhe vështirësive të tyre ekonomike e të ngjashme me to, s'do të bindeshin në vërtetshmërinë dhe dobishmërinë e tyre. E në qoftë se binden në këtë, nuk gjejnë durim për t'iu nënshtruar e t'iu përmbajtur.

Por nëse fillojmë me futjen e një besimi të vërtetë në Allahun xh.sh. dhe njësinë e Tij në mendjet e tyre, pastaj të përpiqeshin nëpërmjet metodave edukative të shëndosha të vishnin ndenjat e tyre sentimentale me kërkesat e këtij besimi-bindje, përkushtim, dashuri, frikë dhe të madhshëruarit do t'i nënshtroheshin ligjeve të Allahut të Lartësuar, me tërë bindje dhe siguri, pa marrë parasysh se u janë qartësuar atyre urtësitë e tyre dhe dobitë në to. Shpresoj se ju kujtohet ajo që u rrëfeva se si me pyeti një musliman i ri evropian për urtësinë e mosdhënjes të drejt udhëheqjeje gruas në islam.

Ky është pra argument logjik se mënyra në të cilën thërrasin ca njerëz për në islam nuk është logjike. Kurse argumenti se ajo është një provë e dështuar, po përmendim eksperimentin e shumë zezakëve Amerikan tek të cilët motivi i tyre për islamin ishte bindja se islami kundërshton dallimin racial, kështu që u mbështetën në të për të qenë mënyra më e mirë drejt zgjedhjeve të problemeve prej të cilave vuanin rëndë. Pra përqafuan islamin nga dashuria që kishin në këtë karakteristikë pa marrë parasysh gjërat e tjera. D.m.th. besuan pa dominimin e besimit të tyre në mendje ose pa u prekur ndjenjat e tyre nga ndonjë vullnet apo frikë, kështu që e praktikuan në mënyrë të devijuar dhe e dobësuan kuptimisht dhe moralisht. Gjithashtu u ndan në kategori dhe grupe të cilat garojnë për të arritur në udhëheqje dhe paraqitjen e profetësive false.

Shumë thirrës të islamit e kanë prezentuar islamin nëpërmjet shkrimeve dhe ligjëratave shoqërive perëndimore, si një fe e cila prezenton programe për zgjedhjen e problemeve ekonomike dhe të problemeve të tjera sociale. Disa nga këta përqendrohen në këtë drejtim në thirrjen e tyre islame, mbrenda komuniteteve dhe shteteve islame në parapritje të tërheqjes së vëmendjes të shumë muslimanëve të cilët janë të tërhequr nga kultura dhe civilizimi perëndimor, në zëvendësimin me atë që karakterizohet islami, e për të cilën ka nevojë qytetërimi perëndimor.

Por që kjo përpjekje nuk erdhi me rezultat, edhe pse mund të gjejmë ca të cilët dëgjojnë nga këto thirrje dhe nxiten për lexime islame të përqëndruar në atë që u intereson, siç janë ekonomia dhe ca probleme të legjislacionit, por deri tani nuk kamë dëgjuar se ndonjëri prej tyre admiron degët e isiamit e ky admirim të ketë udhëhequr drejt bazave dhe origjinës, doktrinave dhe të jetë kthyes më vonë nga një admirim ideologjik të sistemit islam në admirimin mendor dhe shpirtërorë të fakteve doktrinale islame.

Po unë nuk di deri në këtë moment asnjë nga këta njerëz që të ken arritur esencën e islamit në këtë mënyrë. Madje vërehet se e kundërta ishte dhe vazhdon të jetë realiteti i fshehur. Kështu dikush prej tyre lexon në legjislacionin dhe sistemin islam duke kërkuar e kritikuar, bën pra sikur të ishte duke lexuar idetë dhe legjislacion të krijuar nga një mendje njerëzore duke praktikuar ide dhe ligje të kufizuara. Për këtë pra ai shpejt praktikon rolin e atij që proteston ose akuzues të gabimeve. Andaj sado që rrin admirimi i tij në disa çështje dhe pikpamje, ai do të jetë i mbushur me shtojca dhe korigjime. Arsyeja në këtë është e qartë, pra meqë ai filloi së kontrolluari sistemet dhe legjislacionet islame gjat kohës kur në anën e besimit është i zbrazët nga gjërat që kanë të bëjnë me bazat esencën e islamit.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bafti BISLIMI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...