Banner

Shpallja dhe metodika shkencore 5



Pa marrë parasysh vendimin në të cilin do të përfundoj perëndimi pas kësaj pike delikate të cilën e tejkalojnë duke u munduar ta gjejnë një të kuptuar të re në domethënjen e shkencës, të kthehemi te boshti i temës sonë dhe të pyesim:

A na është e mundshme që me diapazonin e mendjes të arrijmë tek bindja praktike që është në pëlqim me realitetin e fillimit dhe origjinës së njeriut dhe përfundimit të tij dhe për shumë çështje sekrete që ekzistojnë në vetën e tij dhe në ato që e rrethojnë, vërtetë ky është veprim i cili çon me një metodologji logjike e studjuar që qëndron në bazë shkencore, të menduarit dhe shkencën, e kjo mund të jetë para se të gjendet shkenca në një pasivitet dhe zhveshje nga funksionet më precize të cilat i ka pasur në dorë. Kjo është një skicim i rrugëve logjike për shkak të të cilave ka arritur mendja tek bindja praktike që është në pëlqim me realitetin. Çfarë çështje ajo aspiron t'i bën zgjidhjen dhe të përfundojnë te bindja e vërtetë?

Përgjigjja: Po, me diapazonin mendor mund të arrihet tek kjo bindje në çdo kohë, pa marrë parasysh ndryshimin e terminologjive dhe llojllojshmërinë e civilizimeve, në qoftë se është e përgatitur metodologjia përkatëse në pëlqim me natyrën e çështjes e cila don të kuptohet dhe të arrijë te bindja përkatëse e çështjes së saj. Kemi thënë se çdo gjë që i nënshtrohet provës dhe vrojtimit, metodika e saj është marrja për bazë e një prove shqisore të vërtetë dhe nuk mund të largohet nga kjo metodik asgjë. E nëse është diç e panënshtruar shqisave, sikur janë sekretet e dyfishuara të të një kaluare të largët apo të fshehura pas një të ardhme të largët, metodika e arritjes tek bindja mendore e saj është marrja për bazë e lajmit të vërtetë. E lajm i vërtetë dhe plotësisht i drejtë dhe i zhveshur nga të metat nuk do të jetë në vet gjykimin mendor, derisa të jetë i zhveshur nga falsifikimi dhe intrigat e arritjes së tij dhe të jetë zanafillë e pronarit të këtyre sekreteve dhe drejtuesit të tyre në vet bazën e tij.

Është bindshëm e vërtetë se fisniku i njohurive bindëse të cilat i kanë përfituar njerëzit në mjedise dhe kultura të ndryshme të tyre janë të lidhura me tema dhe çështje sekrete të cilat janë shfrytëzuar nëpërmes këtij lajmi të vërtetë, pas pastrimit të tij nga të metat. Bindja jonë në revolucionin britanik, pastaj në atë francez, dhe bindja jonë në ekzistimin e gjurmëve historike që quhet "Taxh Mehal" në Indi, apo Piramidat në Kajro, e bindja jonë në atë që parashikojnë meterologët për errësimin që do të paraqitet në sipërfaqen e hënës në një të ardhme të caktuar.

E gjithë kjo nuk ka kurfar zanafille në provë dhe vrojtim, e që erdhi si rezultat i një lajmi periodik i cili ka arritë bindjen mendore tek ne në rrugën e arritjes së tij dhe bazës së tij. Ska dyshim se kjo bindje qëndron në mbështetje mendore dhe logjike, e nuk i takon një bindjeje që ka zanafillen nga dispozitat shkencore që qëndrojnë mbi provën dhe vrojtim.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bahri SEJDIU



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...