Shpallja dhe metodika shkencore 6
Baza prej të cilës kemi trashëguar bindjen në këto ndodhi historike dhe njohuri arkeologjike, edhe pse nuk i kemi parë ato, është e njëjta bazë e cila do të na trashëgoj bindjen për informatat e sekreteve që janë të lidhura me të kaluarën e universit dhe fundit të tij dhe ndodhitë pas vdekjes dhe ringjalljes për në të cilën patjetër do të përfundojë njeriu. Kjo sepse këto informata kanë ardhur si rezultat i lajmit të prerë e periodik i cili ka arritë bindje mendore tek ne në arritjen e tij dhe bazën prej kah ka ardhur. E mu ky lajm është i quajtur Vahj-Shpallje.
Kurse rruga përmes së cilës kanë arritur tek ne këto informata nëpërmes të cilave kanë zotëruar besimin dhe bindjen te ne, është shpallja e zbritur Muhamedit a.s. apo engjulli që ka ardhur nga qielli dhe e ka informuar me këto lajme në periudhën kur i është shpallur Muhamedit a.s. në të cilat nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga Muhamedi a.s. as në shqiptimin e tyre e as në përmbajtjen apo domethënjen e tyre, e ky është ai të cilin e quajmë Kur'an.
Çdo hulumtues objektiv ka mundësi të çlirohet nga bindjet e njëanshme e tendencioze, traditave dhe të rrethit, mund të kthehet e ta studjoj jetën e Muhamedit a.s. para e pas shpalljes e gjithashtu të studjoj këtë dëshmi historike të cilën e quajmë: Dëshmi e fillimit të inspirimit e që njifet me Kur'anin me anën e trajtës fonetike dhe domethënjet që përmban ai, që të kap madje të bindet në mënyrë të prerë se vërtet Kur'ani nuk është vepër apo fjalë e Muhamedit a.s. as nga ana gjuhësore - fonetike e tij e as në atë të kontekstit dhe domethënjes.
Një vështrim i shpejtë në citatet paralajmëruese apo citatet qartësuese të drejtuara Muhamedit a.s. ne Kur'an të bën që supozimi në atë se Kur'ani është vepër apo përpilim i Muhamedit a.s. është i papranuar për mendjen, si do t'i kuptojmë nëse ndalemi në citate tjera kur ka gabuar Muhamedi a.s. në disa orvatje të tij dhe është udhëzuar në të vërtetën e që ka qenë në kundërshtim me mendimin e tij, apo ato citate që flasin për informata që kanë të bëjnë me të kaluarën e largët, e nuk i ka ditur me herët as Muhamedi a.s. e as populli i tij, apo në ato citate ku arriten ligje shkencore, për të cilat njeriu në atë kohë nuk ka qenë në gjendje të dij e t'i zbuloj. E kjo krahas personalitetit të Muhamedit a.s. në të cilën manifestohej drejtësia e përkryer, ngritja e tij dhe largimi nga epshet dhe interesat personale, para çdo vështruesi pa marrë parasysh dhuntinë e tij.
Arabët që jetonin rreth Muhamedit a.s. patën supozuar se ai me thirrjen e tij donte të fitoj pasuri dhe prona apo pushtet dhe u paraqitën kundërshtarët e tij, të gjitha këto, vetëm e vetëm të largohet nga thirrja e tij në një Zot, në këtë fe të panjohur, e për këtë i dhanë garancë dhe dëshmi, por ai iu përgjigj duke thënë: Nuk kam ardhur me atë që erdha për të fituar pasurin e juaj apo fisnikërinë në mesin e juaj, por Allahu i lartësuar më ka dërguar te ju dhe më ka zbritur librin e ju kam lajmëruar me të, në qoftë se pranoni, kjo është fatmirësi e juaj nga unë dhe fatmirësi e imja nga ju, e në qoftë se kundërshtoni, keni durim gjykimit të Allahut deri sa të gjykon mes jush.
Sepse Muhamedi a.s. nuk ishte ndonjë i dërguar që shpalli veten si pejgamber dhe nuk ishte inspirimi i tij një paraqitje e re në historinë njerëzore. Atij i paraprinë në këtë detyrë të dërguar dhe profet të shumtë, e që nuk mund t'i përmendim të gjithë.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Bahri SEJDIU
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".