Banner

Fetva 132



Pyetja:

Gjatë punës sime, ndonjëherë detyrohem që të thirrem në darkë në ndonjë restorant që ka pije alkoholike. Unë aty e gjej veten të detyruar që të gjendem në ato tavolina. Kur është fjala për mua, unë Elhamdulil-lah i kryej obligimet e mia fetare sipas Sheriatit.

Por, mua gjithmonë më kaplon dyshimi kur gjendem me këta të huaj në të njëjtën tavolinë. S'ka dyshim se risku (nafaka) vjen prej All-llahut. Por, them në vete, pasiqë unë nuk pij me ta, Elhamdulil-lah, dhe pasiqë nevojat bëjnë që gjërat e ndaluara të lejohen atëherë një gjë e tillë nuk është e ndaluar.


Përgjigja:

Është e ditur se pirja e alkoholit është gjë e keqe, madje është edhe prej gjynaheve më të mëdha. Andaj, të jeshë prezent në vendin ku kryhet (bëhet) e keqja duke heshtur dhe pa mos e kundërshtuar atë edhe kjo gjë është Haram (e ndaluar).

Sikur të ishte ndryshe, sikur bie fjala, vena të pihet në tavolina larg teje të cilat ti nuk i sheh, atëherë prezentimi i yt aty nuk do të kishte pengesë. Por, çështja në fjalë ndryshon kur e keqja bëhet në tavolinën ku je i ulur ti.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...