Fetva 133
Pyetja:
Si është dispozita e Sheriatit që të vdekurit e muslimanëve të varrosen këtu në vendet e Perëndimit gjegjësisht në vorrezat e të krishterëve pasiqë varrimi në vorrezat e muslimanëve kushton shumë shtrenjtë d.t.th. jashta normales saqë dallimi është 1000 e më tepër dollarë.
Pra, në këtë rast, a na lejohet që vorrimin ta bëjmë në varret e të krishterëve apo obligohemi që varrimin ta bëjmë në varret e muslimanëve pa marrë parasysh shpenzimet e shumëfishta?
Përgjigja:
Nuk lejohet që varrimi i muslimanit të bëhet në vorrezat joislame.
Lartësia e çmimeve nuk është arsye për atë që përparësi i ka dhënë largimit nga shteti Islam për të gjuajtur veten në një vend të kufrit. Pasiqë, kthimi për në vatanin Islam është i mundshëm, atëherë integrimi në kërkesate e shoqërisë së kufrit nuk është i lejuar.
Gjithashtu, ngritja e çmimeve që të integrohesh në atë shoqëri nuk është arsye.
Autor: Prof. Dr. el-Buti