Të gënjejnë kur të thonë se ... - Hyrje 3
Ata janë të bindur se filozofia është një realitet (e vërtetë) shkencor jashtë mendimit (idesë) po ashtu edhe sintaksa, morfologjia, historia dhe psikologjia. Andaj, të shprehurit për këto, fjala bie me: "mendimtari historik" bie ndesh dhe kundërshtohet me këtë të vërtetë të cilën vetë e pohojnë.
Kurse, kur është fjala për Islamin sipas tyre ai (Islami) nuk ka ndonjë ekzistim të vërtetë (real) veçse si ide e mendim të cilin e pohojnë dhe i besojnë. Andaj, sipas këtij përfundimit të tyre kur është fjala për njohuritë dhe për të vërtetat e Islamit të cilat janë të regjistruara në libra apo të përcjella me dëgjim, këtyre duhet t'u thuhet: "mendimi islam". Kurse, ata që merren me këto njohuri duhet të quhen: "mendimtarë islamë".
Biseda për luftën e sloganeve me të cilat sot luftohet Islami duke mos e hetuar një gjë të tillë shumica e myslimanëve, është një bisedë e gjatë me brenga dhe prapavija të mëdha. Ndoshta, unë do të jem i udhëzuar të zgjerohem në këtë bisedë dhe të tregoj shkallën e rrezikut të saj në ndonjë libër ose në ndonjë ligjëratë.
* * *
Në fund, më ka mbetur të tregoj se unë këtu kam shtuar jashtë këtyre temave që janë transmetuar në disa kanale satelitore edhe një temë tjetër që e kam vendosur në fund të librit me titullin: "Globalizëm për një bashkëpunim botëror të ndershëm e jo nënshtrim ndaj paktit dominues".
Nga ana tjetër, termi: "Aulemeh - Globalizëm" në gjuhën arabe nuk është shprehje e shëndoshë dhe ky term nuk ka përmbajtje e domethënie logjike të shëndoshë. Ndoshta, ky term është kopje e dytë e termit: "Sistemi i ri botëror", që të dy këta terma janë detashmente (shkëputje) të lakmive të të njëjtit pakt. Ai veten e ndien se është i vetmi në arenë, se është i vetmi që është i fuqishëm ta bëjë botën që t'i nënshtrohet vullnetit të tij dhe të mirat dhe dobitë e saj t'i kthehen në xhepin e tij si dhe gjithë aktivitetet e njerëzve t'i nënshtrojë për interesin e tij.
Kjo lakmi bën që ai të dominojë ndaj të tjerëve, kur ai imagjinon se është i vetmi dhe i pashoq në arenën e forcës dhe pasurisë. Prandaj, po them se "ai imagjinon" sepse unë jam i bindur se ligji i Allahut me robërit e Vet nuk lejon që e gjithë bota t'i nënshtrohet politikës së një blloku edhe pse ndonjëherë të duket së një gjë e tillë po ndodh në disa raste, por në realitet ajo nuk është diç tjetër veçse kthesë e shpejtë në fazë të kalimit. Allahu e flet të vërtetën kur thotë: "... Dhe sikur Allahu të mos i mbronte njerëzit me disa prej disa të tjerëve, do të shkatërrohej toka, po Allahu është bamirës i madh ndaj njerëzimit", (El-Bekarah, 251).
* * *
Kjo ishte e gjithë ajo që desha të demonstroj në këtë hyrje të këtij libri: "Të gënjejnë kur të thonë se ...".
Lexues i nderuar, para se të lexosh hulumtimet e këtij libri, kërkoj prej teje që të nxjerrësh nga zemra jote gjithë atë që turbullon kthjelltësinë e objektivitetit duke kujtuar atë që kam shkruar dhe duke pasur qëndrim soditës në atë që kam shkruar dhe konstatuar, sepse defekti i interesimit për shkencat humane qëndron te fanatizmi dhe egoja, si dhe te nënshtrimi ndaj epshit.
Lus Allahun Fuqiplotë për mua dhe për ty të na japë forcë që të heqim nga zemra jonë këto sëmundje dhe të lirohemi prej tyre, përveçse nga gjykimi i mendjes i cili të shpie në robërimin e lartë ndaj Allahut.
Lavdi i takon vetëm Allahut Fuqiplotë, në fillim e në mbarim.
Damask, 30 ramazan 1420, 7 janar 2000, Muhamed Seid Ramadan El-Buti.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Abdurrahman ASLLANI dhe Ibadete IMERI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Të gënjejnë kur të thonë se ...".