Fetva 317
Pyetja:
Jam një i ri dhe jam programer i informatikës që u shes firmave që merren me shitjen e pjesëve të shtypit që janë të përdorura në Gjermani. Detyra e programerit është që të tuboj informata për pjesët e shtypjes në mënyrë që tregtarit t'i ofrojë çka i duhet nga informatat kur ja kërkojnë.
Problemi qëndron në atë se ka një firmë e cila brenda këtyre informatave kërkon edhe informata për çmimin e këtyre pjesëve në mënyrë që të ketë mundësi t'i llogarisë çmimet kështuqë brenda çmimit të pjesës është e llogaritur pagesa e magazionimit, transportit, montimit çmontimit kamatave që firma ia paguan bankës prej së cilës ka marrë hua që të bëjë pagesën e pjesëve. Vlen të theksojmë se firma është gjermane kurse tek ata puna me kamatë është gjë normale, kurse blerja e pjesëve patjetër duhet të bëhët dhe ato kushtojnë shumë, kështuqë vetë nuk mund ta bëj investimin e tyre pa mos huazuar prej bankës.
Pyetja ime është: A kam të drejtë t'ja programoj firmës që dëshiron t'i blejë programet e mija ato pjesë që lidhen me llogarinë apo kjo gjë hynë në kamatë dhe në ndihmesë për kamatë?
Përgjigja:
Shpresoj (sipas asaj që e di) se puna yte nuk hynë në kornizën e transakcionit me kamatë as drejtpërsëdrejti e as si shkaktar. All-llahu e di më së miri.
Autor: Prof. Dr. el-Buti


