Banner

Fetva 218



Pyetja:

Këtu te ne kemi një lojë quhet "Imarat Kol". Kjo luhet duke kontaktuar njeriu me me një numër ku biseda në këtë numër është shumëfish më e shtrejntë.

Kur kontakton me këtë numër përgjigjesh në disa pyetje të thjeshta dhe të lehta. Nëse u përgjigjesh pyetjeve saktësisht atëherë të jepet mundësi që të hysh në short. Kështuqë nga ky short mund të fitosh me miliona dollarë duke e ditur se ndërmarrja "Imarat Kol" shfrytëzon numrin e madh të atyre që kontaktojnë me to si dhe shfrytëzojnë edhe nga çmimi shumëfish i lartë i bisedave telefonike sikur të jenë biseda internacionale.

Si është dispozita e Sheriatit: A është kjo bixhoz apo është prej gjërave që lejohen?


Përgjigja:

Rregulla e cila përcakton domethënien e bixhozit rezimohet në atë se çdo pasuri që e jep njeriu kundruall një dobie ku ekziston edhe mundësia për ta arritur atë, por, njëkohësisht edhe mundësia për t'mos arritur atëherë ajo hyn në kuptimin e bixhozit, kurse bizhozi është i ndaluar me tekst të Kur'anit.

Atë që ti mua më pyet është e këtij lloji. Njeriu paguan atë që e paguan prej parave me shpresë që të përgjigjet saktësisht pyetjeve që të ketë mundësi të hyjë në short me qëllim që të arrijë fitim. Fitimin mund ta arrijë dhe mund t'mos e arrijë. Por, të gjithë japin pagesën që patjetër duhet ta japin.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...