Banner

Fetva 135



Pyetja:

Jam një i ri, 24 vjeçar. Elhamdu-lil-lah, i kryej obligimet ndaj All-llahut. Por, megjithëatë unë nuk jam normal. Unë anoj (kam tendencë) ndaj gjinisë sime d.m.th. e ndjej atë që mashkulli e ndjen ndaj femrës. Unë e urrej dhe e qortoj veten time. Nuk kam mundësi që t'i shpjegoj vuajtjet e mia.

Zotriu im, askush nuk di për gjendjen time të rëndë përpos All-llahut. Unë e lexoj Kur'anin Kerim por, kur eci rrugës i shikoj meshkujt në atë mënyrë për të cilën veten e marr më tepër mëny. Nuk di se çka të bëj. Nga Xhamia dal me shpejtësi që t'mos i shikoj fytyrat e të rinjëve.

Zotriu im, kam menduar që edhe të bëj vetëvrasje. Çfarë të bëj me këto ndjenja të mia të cilat më kanë ngulfatur. Nuk di. Ndihem fajtor prej kokës e deri në maje të këmbëve.

Zotriu im, a jam unë gjynahqar për atë se unë mendoj për meshkujt, ndjenjë kjo që nuk është në duart e mia. Besomëni se unë nuk di se çka të bëj me jetën time, kur eci rrugës dhe ndjehem se të gjithë më shikojnë mua. Deri tani nuk kam shkuar në ushtri ngase frigohem. Nuk di si të veproj, çdo ditë situata ime më tepër keqësohet. Unë nga pamja e jashtme, puna dhe veshja dukem si njeri normal por, ndjenja ime e brendshme më bën që të mendoj për vdekje dhe e kërkoj siç e kërkoj ujin.

Zotriu im, unë jam gabimtar për atë se mendoj për meshkujt pra, a jam poashtu gjynahqar për atë se kërkoj vdekjen, dhe a jam gjunahqar për atë se unë nuk gjej para vetes rrugë tjetër përveç se të përdori masturbimin që të mbaj veten time. Shpresoj që ju nuk do ta anashkaloni pyetjen time dhe s'paku më përgjigjeni qoftë edhe me një fjalë.


Përgjigja:

Së pari: nuk je gjunahqar për ndjenjat që të preokupojnë.

Së dyti: besoj se martesa të ndihmon shumë në zgjidhjen e kësaj problematike.

Së treti: që të shpëtosh nga mundimi që e ke preferohet që të vizitosh ndonjë mjek specialist sepse problematika ka të bëjë me hormonet kurse këto u nënshtrohen ndërhyrjeve me të cilat mund të manipulohet.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...