Burimi i detyrimeve dhe drejtave të femrës në sheriat 3
Njësoj mund të themi për detyrimet e luftës në rrugën e Allahut, xh.sh., xhihadin. Njëri prej kushteve më kryesorë të këtij detyrimi është që kryerja e tij të mos kërkojë lënien anash të detyrimeve të tjera, me rëndësi më prioritare apo të njëjtë. Nëse xhihadi nënkupton siç u theksua detyrimi pushon për këtë arsye pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për luftëtarin - muxhahidin mashkull apo për femër.
Shembulli i zbatimit të kësaj dispozite për meshkujt e hasim në fjalët e Pejgamberit të Allahut, s.a.v.s., drejtuar njeriut i cili i kishte ardhur duke kërkuar leje për të shkuar në xhihad: "A i ke gjallë prindërit"? Burri u përgjigj: "Po". Pastaj Pejgamberi, s.a.v.s., i tha: "Xhihadin tënd e ke në bamirësinë ndaj tyre"! [3] [*]
Lirimi i femrës nga detyrimi i xhihadit është pjesë përbërëse e vetë dispozitës. Sepse shkuarja në xhihad do të kërkonte prej saj të braktisë atë që është më me rëndësi se kjo - kujdesin për fëmijët e vet. Përkatësia gjinisë mashkullore dhe femërore në këtë rast nuk luan kurrfarë roli.
Dëshmi për pohimin tonë është situata në të cilën rëndësia e xhihadit ngritet në nivel të luftës së përgjithshme mbrojtëse e cila është shkaktuar nga agresioni i armiqve të Islamit kundër trojeve dhe të drejtës së myslimanëve. Në këtë rast xhihadi bëhet detyrim për të gjithë, sepse rëndësia e tij është mbi çdo interes tjetër. Në situatë të tillë xhihadi nuk mund të jetë detyrim për disa grupe, pos të tjerëve, siç është rasti kur zhvillohet jashtë shoqërisë islame.
Njësoj mund të thuhet për kujdesin për fëmijët, detyrim e cila i është besuar femrave, dhe jo të tjerëve ose për detyrimin e mbulimit e cila e obligon femrën por jo mashkullin.
Nëse meshkujt do të ishin të obliguar të kujdesen për fëmijët kjo do të kërkonte prej tyre të lënë anash atë që është më me rëndësi në raport me këtë, e ajo është përmbushja e detyrimeve shoqërore dhe ekonomike të cilat femrat, në të shumtën e rasteve, nuk janë në gjendje t'i kryejnë.
Sa i përket detyrimit të mbulimit, sikur femrën do të joshte një mashkull aq sa e tërheq ajo atë, detyrimi i mbulimit me siguri do të ishte edhe mashkullit si femrës. Mirëpo Allahu, xh.sh., i cili krijoi robërit e Vet meshkujt dhe femrat me ato veçori dhe synime të cilat deshi Vetë, e ka ditur që vetitë dhe karakteristikat e mashkullit të cilat e nxitin pasionin te femra nuk janë të njëjta me vetitë dhe karakteristikat e femrës të cilat tek mashkulli nxitin pasion. Për këtë arsye detyrimet dallojnë në pajtim me vetitë dhe joshjet midis tyre.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".
[3] - E transmetojnë Buhariu dhe Muslimi nga Abdullah b. Amri b. el-Asi. Në versionin e Muslimit thuhet se një njeri kishte ardhur te Pejgamberi, s.a.v.s., dhe i kishte thënë: "Po të bëj betimin se hixhrën në rrugën e Allahut, xh.sh., do ta bëj edhe në xhihad të shkoj duke kërkuar shpërblimin e Allahut, xh.sh.". Pas kësaj Pejgamberi, s.a.v.s., e pyeti: "A e ke gjallë ndonjërin prej prindërve"? Ky u përgjigj: "Po, të dytë janë gjallë". Kurse Pejgamberi, s.a.v.s., e pyeti sërish: "A po kërkon shperblim nga Allahu xh.sh."? Ky u përgjigj: "Po". Atëherë Pejgamberi, s.a.v.s., i tha: "Kthehu tek ata dhe sillu mire me ta".
[*] - Bëhet fjalë për dërgimin e Pejgamberit, s.a.v.s., në ekspedita luftarake, në këtë rast nuk janë të gjithë meshkujt të detyruar të luftojnë siç është rasti me luftën mbrojtëse gjithëpopullore, d.m.th., kur kundër myslimanëve kryhet agresion, (vër. e përkth.).