Banner

Fetva 293



Pyetja:

Ka një kohë shumë të gjatë që punoj si kontrollor i llogarive në një ndërmarrje. Por, unë u largova nga kjo punë për shkak se kam patur këputje nervore nga padrejtësia dhe shqetësimet që i kam patur nga jo muslimanët në punë. Dikush më tha se Islamikisht nuk është në rregull që unë të rrij i papunësuar. Por, arsyeja ime është se unë mundohem që të kujdesem për Fenë dhe namazin tim.

Kam analizuar gjërë e gjatë për ta kuptuar se puna ime si kontrollor i llogarive a është Hallall duke marrë parasysh se shumica e punës së të punësuarve është Haram, nëse nuk është e tëra përmban kamatë. Puna ime nuk është e lidhur me kamatën por, punët e të punësuarve për të cilat punojmë janë me kamatë. Pra, e gjithë puna ime është verifikimi i tërësisë së llogarive të klientëve. Pikërisht verifikoj a është në rregull ajo që ka të bëjë me ndërmarrjen tonë dhe pastaj verifikoj shitjet e realizuara gjatë vitit madje edhe kamatat e fituara dhe i përputhim me vendimet e bankës.

Si do qoftë puna ime nuk ka të bëjë me lidhjen e kontratave që përmbajnë kamatë e as punë me bankat. Nëse unë marr një qëndrim të prerë ndaj çdo gjëje që ka erë kamate edhe pse unë atë nuk e preki atëherë një qëndrim i tillë do të thotë që unë nuk do të mund të punoj as si llogaritarë, as si këshilltarë në ndonjë ndërmarrje informative ose si mësues sepse ka diçka të përzier me kamatë. E them këtë sepse të marrim si shembull këshilltari i ndërmarrjes informative i ndihmon ndërmarrjes e cila bën shitjen e veturave gjatë së cilës e përdor kamatën. Kam menduar që të hapi një ndërmarrje private timen por, të gjithë klientët përdorin kamatën në punët e tyre kështuqë fitimin e tyre nuk mundem ta marr e as t'i realizoj llogaritë e tyre edhe pse puna kryesore e tyre është tregtia. Kështu unë ose të bëhem hileqar ndaj rregullave ose të jemë i paarsyeshëm!


Përgjigja:

Nëse pyet për Hallallin dhe Haramin për punën tënde unë nuk shoh diç që të jetë Haram pasiqë ti nuk je i ngarkuar me regjistrimin (lidhjen) e kontratave që kanë kamatë ose me regjistrimin e llogarive kamatore.

Por, nëse pyet për devotshmërinë atëherë ta përkujtoj fjalën e të Dërguarit të All-llahut: "Lëre atë që është e dyshimtë dhe kalo tek ajo për të cilën nuk ke dyshim".



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...