Banner

Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor: Parathënie 1



Falënderoj Allahun Zotin e botëve dhe salavat e selam pastë në prijatarin e të gjithë pejgamberëve hazreti Muhammedin tonë, familjen dhe sahabët e tij.

Kam kënaqësinë e posaçme që lexuesit tonë të nderuar t'ia ofroj librin e alimit të nderuar, doktor Muhammed Seid Ramadan el-Butit, e cila me përmbajtjen e vet përgjigjet në disa pyetje më aktuale të dimensionit shoqëror të doktrinës islame. Duke përcjellë punën dhe veprat e botuara të këtij fenomeni intelektual dhe shpirtëror që doktor el-Buti me siguri është e lehtë vërehet jetësimi dhe aktualiteti të cilin me pendën e vet synon ta ruaj në suaza të veprave bashkëkohore të diturisë islame.

Ekuilibri midis intelektualizmit dhe nacionalizmit është karakteristika kryesore e të gjitha librave të tij, andaj është me rëndësi të posaçme për lexuesit që të njihet me qasjen metodologjike e cila si një fije e pamohueshme përshkon tërë korpusin e literaturës të cilën ia ka lënë deri më tani lexuesit.

E vërteta më e madhe të cilën autori e shfrytëzon është realiteti të cilin e jetojnë të gjithë njerëzit, e pranuan atë apo jo, e ajo është se pa përjashtim janë robër të Krijuesit dhe Zotit, Allahut xh.sh., mënyra e vetme për ta realizuar lumturinë dhe interesat e tyre të vërteta është që me zemrën dhe mendjen e vet t'i drejtohen Atij dhe të harmonizojnë stilet jetësore nëpër të cilët ecin rrugëve të kohës e që u është dhuruar me atë që u cakton Ai.

Duke u nisur nga fjalët e Lavdiplotit: "O njerëz ne u krijojmë nga një mashkull dhe një femër dhe u ndajmë në popuj e fise u ndajmë që të njiheni. Më i nderuari te Allahu është ai i cili frikohet në shumë", (El-Huxhurat, 13), tregojnë qartë që njerëzit të trajtohen njësoj pavarësisht nga përkatësia gjinore, racore dhe kombëtare, autori i vë themelet për të kuptuarit e drejtë të pozitës së femrës në islam.

Fakti që i përket një numri të vogël ekspertësh të vërtetë të drejtës islame ka orientuar një vistër mendimesh të cilat mund të dallohen në libër, andaj që në fillim do të theksohet raporti midis të drejtës dhe detyrimit si pikënisje elementare për të kuptuar si raportin ndaj femrës, ashtu edhe raportet e tërësishme çfarë i vendosë Allahu i Madhëruar përmes islamit.



Autor: Kenan MUSIÇ - Gjilan, qershor 2007.
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...