Banner

Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor: Parathënie 2



Të gjithëve na është e qartë se komuniteti mysliman i është ekspozuar presioneve të forta të cilat posaçërisht reflektohen tek popullacioni femëror. Ata të cilët duan ta pengojnë ekspansionin e doktrinës dhe frymës islame shfrytëzojnë të dhënën që femra jo vetëm që paraqet gjysmën e shoqërisë, porse ka edhe rolin vendimtar në orientimin e gjysmës tjetër, pavarësisht nëse bëhet fjalë për nënat, motra ose vajzat, andaj sulmojnë fenë për shkak të kinse "trajtimit" jo të drejtë të femrës në përpjekjen që pikërisht femrën myslimane ta shndërrojnë në armik për identitetin vetjak.

Pa marrë parasysh sa përpiqen ta imponojnë këtë persepcion të gabuar të islamit në mesin e myslimaneve gjithnjë ka pasur më shumë asosh që janë besnike ndaj Zotit të tyre dhe fesë me të cilën Ai është i kënaqur, e të cilat janë mbrojtësit më të mirë të pastërtisë dhe fisnikërisë së islamit. Autori librin ia dedikon pikërisht personave të ndershëm dhe të sinqertë të cilët duan ta njohin të vërtetën e cila manifestohet në doktrinën islame, kurse hapi i parë që e vërtet të kuptohet është mohimi i paragjykimeve dhe stereotipave të imponuar. Çështja e cila del në shesh në të gjitha deklarimet, pavarësisht shumësinë e tyre, është cili është mbrojtësi i vërtetë i të drejtave të njeriut dhe garant i realizimit të interesave si të individit, ashtu edhe të njerëzimit në tërësi.

Dy strategji kufizuese nëpër të cilat myslimanët synojnë të dobësojnë dhe largojnë nga identiteti i vet fetar mund të vërehen qartë në lëvizjet botërore të shekullit të kaluar dhe atij në të cilin jetojmë. Strategjia e parë në masë të madhë ka pasur sukses dhe manifestohet në rrënimin e unitetit të myslimanëve përmes mbjelljes së përçarjeve në mesin e myslimanëve, komuniteteve të tyre dhe shteteve, e pastaj forcimit të faktorit të ndasive dhe pengimin e çfarëdo fenomeni e cila do t'ia rikthente unitetin qenies së komunitetit mysliman.

Shpesh paraqiten fenomene të qarta dhe agresive të ndarjes madje edhe në kuadër të një populli mysliman e që është edhe nën arsye shtesë që këtij problemi nga ana jonë duhet dhënë përgjigje adekuate. Realiteti i dëshmon ndasitë myslimane dhe dobësitë të cilat janë shkaktuar nga kjo, andaj shumë vështirë mund të hasen format e bashkëpunimit dhe punës së përbashkët midis komuniteteve myslimane, e le më midis shteteve. Strategjia e dytë është orientuar në principin e fesë, normën juridike dhe etikën e islamit, kurse kuptimi i saj është të eliminohet islami nga zemra dhe mendja e myslimanëve, si dhe nga relacionet e tyre reciproke dhe organizatat shoqërore.

Format të cilët kjo strategji i manifeston i janë nënshtruar ndryshimeve në realitet dhe dinamikë të cilën e diktojnë bartësit e saj, mirëpo përmbajtja mbetet e pandryshuar dhe konsistente me qëllimin e dëshiruar. Jemi dëshmitarë të një forme të re e cila nuk mbahet mend në të kaluarën, e që është sulm i paturp ndaj të gjitha vlerave të cilat islami si të tilla i afirmon.



Autor: Kenan MUSIÇ - Gjilan, qershor 2007.
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...