Banner

Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor: Parathënie 3



Familja si qeliza bazë e shoqërisë nuk do të mund të formohet nëse individët nuk e kuptojnë drejt raportin në mes gjinive dhe pasi që me mendjen e tyre e kuptojnë të vërtetën, pastaj e përqafojnë atë me gjithë zemër, nuk marrin stilin e jetës të cilin na ka lënë shembull pejgamberi i fundit Muhammedi, s.a.v.s.. Pikërisht me sulmin ndaj supozimeve fundamentale të zhvillimit të një shoqërie të shëndoshë të cilët më shpesh lidhet me çështjen e pozitës së femrës rrënohet struktura e brendshme e komuniteteve myslimane.

Të kuptuarit e rolit bazë të femrës dhe jetës së saj dinjitoze në dritë është mënyra e vetme që ky rrezik të largohet dhe ndikimi të cilin e ka lënë deri më tani në komunitet. Mosnjohja dhe udhëzimi i pamjaftueshëm në doktrinën islame paraqet pengesën e cila duhet të tejkalohet në rrugën e kthimit të myslimanëve në identitetin e vet, e në këtë ndihmesë të madhe jep literatura meritore në të cilën bën pjesë edhe vepra të cilën po e prezantojmë.

Meqenëse dëshirojmë të shikojmë problemet konkretë me të cilët ndeshemi temë e pakalueshme është edhe teprimi i cili po shfaqet në mënyrë jashtëzakonisht intensive në skenë. Ne emër të islamit kryhen gjëra me të cilat feja e Allahut, xh.sh., nuk ka asgjë të përbashkët, ndërsa lehtë vërehet lidhja e tyre me mentalitetin dhe doket që i kanë rrënjët nga raporti paraislamik ndaj femrës. Shpesh zakoneve të disa popujve dëshirohet t'u jepet fuqi ashtu që të futen në kuadër të fesë në mënyrë që t'i jepet fuqia e cila është e domosdoshme për ekzistencë duke pasur parasysh se janë të konfrontuar jo vetëm me fenë por edhe me mendjen e shëndoshë.

Teprimi duhet të identifikohet meqë shpesh pushton zemrat për të cilat nuk dyshojmë se e duan islamin, andaj krijon një stil të jetesës i cili është në kundërshtim me udhëzimet e Pejgamberit dhe ofron tablonë e islamit me të cilën nuk është i kënaqur Lavdiploti sepse i largon njerëzit nga vlerat të cilat lirisht mund t'i quajmë universale. Detyrë jona është të orientojmë vëmendjen drejt këtyre fenomeneve dhe aktorëve të tyre t'i ftojmë që të mos lejojnë të shndërrohen në ata të cilët do ta largojnë islamin nga individi dhe shoqëria.

Libri "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor" është përpjekje që të trajtohet një temë me rëndësi në mënyrë të përshtatshme dhe në frymën e lëvizjeve bashkëkohore intelektuale. Shpresojmë se do t'i ndihmojë lexuesit në kërkimin e udhëzimeve në të kuptuarit e drejtë të dispozitave islame.

E lusim Allahun, xh.sh., që nga thesaret e pafund të mëshirës së Tij të nderojë ata që kanë kontribuar në realizimin e librit dhe të na bëjë të denjë t'i shërbejmë fesë së Tij.

Gjilan - qershor, 2007.



Autor: Kenan MUSIÇ
Përktheu: Dr. Selim SYLEJMANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Femra midis tiranisë së sistemit perëndimor dhe mëshirës së ligjit hyjnor".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...