Banner

Fetva 291



Pyetja:

Isha një tregëtarë i suksesshëm pastaj m'u ngatëruan punët kështuqë morra prej babait një shumë për qëllim tregëtie jashtë vendit ku unë jetoj.

Por, shejtani e luajti lojën e vet dhe unë ato para i harxhova në argëtim personal. Pastaj kërkova falje nga prindi im dhe i premtova se një gjë të tillë më nuk do ta përsëris dhe kështu unë përsëri për së dyti e për së treti e për së katërti i morra pasuri dhe sërish ato i harxhova për ta kënaqur epshin tim.

Problemi është aty se unë çdo herë që ia hapi bisedën e martesës ai më thotë se unë ende jam i ri edhe pse unë atëherë i kisha 25 vjet. A ka përgjegjësi edhe babai im në lajthitjen time apo vetëm unë kam përgjegjësi duke potencuar se unë me atë pasuri kam vepruar si çdo i ri që posedon atë pasuri.


Përgjigja:

Edhe babai i yt është pjesëmarës bashkë me ty në bartjen e gjunahut për devijimin dhe parregullsinë tënde.

Sepse, prindi ashtu siç obligohet që fëmiun e vet ta mirëmbajë me ushqim, veshmbathje dhe banim njashtu obligohet edhe ta martojë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...