Fetva 290
Pyetja:
A është në rregull namazi që falet pas Imamit që merret me kamatë?
Përgjigja:
I Dërguari i All-llahut thotë sipas asaj që transmeton Ebu Davudi dhe Bejhekiu në "Sunen" e që e përcjell Ebu Hurejrah: "Xhihadi është obligim i juaj pas çdo emiri (udhëheqësi) të mirë apo të shthurrur edhe nëse ai bën gjynahe të mëdha.
Obligoheni që namazin ta falni pas çdo muslimani të mirë apo të shthurrur madje edhe nëse vepron gjunahe të mëdha".
Pra, namazi yt pas imamit për të cilin ti po flet është në rregull.
Autor: Prof. Dr. el-Buti