Banner

Domosdoshmëria e të shfaqurit para urtësisë së Krijuesit 6



Ai është Krijuesi i cili nuk ka nevojë për asgjë, e çdo gjë ka nevojë për Të.

Ai është Krijuesi që është ndryshe nga çdo gjë që ju shkon mendja e që ju përfytyrohet.

Ai është Një i pandashëm në pjesë, sepse çdo pjesë mbrenda tërësisë së saj, vetvetiu është e dobët dhe është e fuqizuar nga të tjerat.

Ai është i vetmi që nuk është i formësuar nga ndonjë komponim e as nga ndonjë komitet, sepse çdo anëtarë në komoni dhe komitet është i mangët - i përsosur me të tjerat. Gjë kjo që është larg madhërisë së Zotit i cili është i pavarur nga dikush. Ai është i drejt i cili nuk ngarkon ndonjë të pafajshëm me diç nga mëkatet e të tjerëve, por po deshi të liron mëkatarin nga dënimi i gabimeve të bëra, e liron atë, se Ai është falës i madh.

Është vendim logjik të besuarit në ekzistimin e Zotit i cili krijoi këtë univers dhe e themeloi në sistemin e tij, sistem i cili ka qenë dhe akoma është i vendosur në të, Zot ky që është i cilësuar me të gjitha këto cilësi. Ky është vendimi që harmonizohet me mendjen e njeriut pavarësisht se kush është ai, pajtohet me faktet shkencore të argumentuara e të vërtetuara, pa marrë parasysh patëm për qëllim me shkencën, domethënjën e saj kulturore të përgjithshme "Knowledg" ose domethënjen e saj materiale dhe moderne të ngushtë "Science". Vërtet ska nevojë për njeriun besimtarë që të injoroj mendjen e tij ose të tejkaloj diçka nga bindjet e tij shkencore.

Gjatë rrugës së besimit të tij, sikurse nuk ka nevojë shkencëtari të injoroj instiktin e tij të besimit, në mënyrë që të mbetet i harmonizuar me bindjet e tij shkencore me të cilat krenohet.

Por në të vërtetë, logjika mendore pasi që e përcolli pronarin e saj derisa e dërgoi atë në këtë shkallë bindëse në shumë sekrete të universit dhe e vuri para fuqisë së Allahut, e cila e mbërthen këtë botë nga të gjitha anët e saj dhe e njoftoj me cilësitë më të rëndësishme me të cilat patjetër të cilësohet ky Zot, nuk mund të tejkaloj me zotriun e saj këtë shkallë në suaza të këtij udhëtimi shkencor të veçuar.

Vërtetë njeriu i cili është i udhëzuar gjer tek kjo e vërtetë do të qartësohet nga një anë, por që nga një anë tjetër, nga pyetjet e reja me peshë të madhe, doemos të shpërthejnë qenien e tij. Shtrohet pyetja: ç'është ajo përgjegjësia ime ndaj Zotit dhe ç'është lidhshmëria e natyrshme e cila më lidh mua me të dhe cila është vdekja të cilën ma ka caktuar mua dhe çka do ta ndjek atë?

Në të vërtetë logjika mendore pasi e përcolli atë deri në këtë shkallë nuk mundet që në mënyrë të pavarur të përgjigjet për diç nga këto pyetje e që ajo nuk është diç që mund të zbuloj atë mendja vetvetiu, sikurse të vërtetat e ndryshme e natyrore dhe ligjet e universit dhe jetës, pra, ajo është nga diçka metafizike e cila ka të bëjë me diturinë e Allahut xh.sh. dhe vullnetin e Tij të veçant subjektiv.

Është e domosdoshme për mendjen nëse don poseduesi i saj t'u përgjigjet këtyre pyetjeve, të ndihmohet nga një fuqi shtuese ... nga një dritë tjetër që shfaqet në formë lajmi të transmetuar nga vet Zoti, e që u përgjigjet këtyre pyetjeve dhe llojeve të tyre, kurse roli i mendjes këtu është njohja mbi këtë dritë dhe gjurmimi i saj për të sqaruar atë se a është lajm i vërtetë, që buroi nga Zoti, apo i falsifikuar që vjen nga iluzione gënjeshtare.

Çfar lloji drite është kjo, e si janë hapat e mendjes për hulumtimin e vërtetë të kësaj drite.

Pastaj si mund kjo dritë të bashkëpunoj me mendjen për të drejtuar njeriun në këtë rrugë, për të plotësuar një udhëtim më të rrezikshëm e më të shenjtë të njohjes në jetën e tij.

Përgjigjja e kësaj në detaje me ndihmën e Allahut do të jetë në kapitullin vijues.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Xhevdet HISENI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...