Fetva 126
Pyetja:
Kam dëgjuar prej burrit tim se Imami i Xhamisë "Ebi Ennur" të vendbanimit që quhet "Ma'damijetu esh-Sham" gjegjësisht të një fshati të Damaskut në një mësim njerëzve që falen u ka thënë se All-llahu Fuqiplotë më vonë edhe shejtanin do ta fus në Xhennet.
Ai këtë e argumenton me fjalën e All-llahut ku thotë: "Vërtetë, mallkimi kundër teje qoftë deri në Ditën e Gjykimit", (El-Hixhr, 35), që do të thotë se ky mallkim do të jetë vetëm deri Ditën e Gjykimit ndërsa më vonë askush nuk di se çka do të ndodhë.
Njashtu Imami njerëzve u thotë se All-llahu Fuqiplotë do ta mëshirojë Iblisin dhe do ta fus në Xhennet, gjithashtu se edhe të gjithë njerëzit nuk do të ngelin në Xhehenem.
Si është dispozita e Sheriatit për këtë fjalë?
Përgjigja:
All-llahu Fuqiplotë pasiqë e mallkoi Iblisin dhe caktoi që ta përzë prej mëshirës së Tij atëherë shejtani tha, siç na tregoi All-llahu: "(Iblisi) Tha: Zoti im, më jep pra, afat deri në ditën kur ata (njerëzit) të ringjallen"! All-llahu iu përgjigj kërkesës së tij duke thënë: "(Zoti) Tha: Ti je prej të afatizuarve, deri në kohën e ditës së caktuar" El-Hixhr, 36-37).
Pra, kjo nënkupton se realizimi i kërcnimit të All-llahut ndaj shejtanit fillon Ditën e Kijametit.
Thuaj atij Imamit, a nuk lexon Kur'an. A nuk e ka dëgjuar fjalën e All-llahut ku thotë: "Ata (hipokritët) janë shembull si djalli, kur i thotë njeriut: Refuzo besimin! E kur ai ta ketë refuzuar, ai (djalli) tërhiqet e thotë: Unë tërhiqem prej teje, unë i frikohem All-llahut, Zotit të gjithësisë! Dhe ashtu, ata të dy do të përfundojnë në zjarr përgjithmonë. Ai është ndëshkim i zullumqarëve", (El-Hashr, 16-17).
Autor: Prof. Dr. el-Buti