Banner

Domosdoshmëria e të shfaqurit para urtësisë së Krijuesit 2



Nëse u thuhet se këto ekzistenca kozmike qenë të paraprira me joekzistencë absolute, atëherë logjika dhe truri njerëzor do të thoshte se esenca është: "Të mbeturit e asaj që do të jetë në atë që ka qenë". Pra kush bëri këtë ndryshim nga të mos qenurit total në të kundërtën e saj dhe si në këtë peshore fitoi e pamatura, e dështoi ajo që ishte në fitim pa ndonjë faktor të jashtëm?

E nëse u thuhet se ky faktor është reagimi subjektiv dhe se ai është i cili shpërtheu ekzistencën nga joekzistenca, që krijoi antitezën nga antiteza, logjika dhe truri njerëzor përgjigjet: Reagimi i pranuar në arsye është çndodhë mes dy pjesëve ekzistuese të cilat ekzistojnë në një tërësi, sikurse reagimi i joneve ne çdo substancë kimike, e jo ç'supozohet të ndodhë në sheshin e një mos ekzistence absolute ... pra cilat janë ato pjesë të cilat reaguan mes veti, kur këto pjesë si dhe të tjerat nuk ishin fare?

E nëse ju thuhet se kjo ekzistencë kozmike është pa fillim dhe se ska qenë kurrë e paraprirë nga joekzistenca, logjika njerëzore do të përgjigjet: Mirpo ne më tej e shohim se si komponentet e saja po shtohen njëra nga tjetra dhe më tej ajo shfaqet në formë sërish të gjata nga pasojat dhe pasojave të bashkëlidhura ku çdo rreth në të është i kushtëzuar me të mëparshmen dhe shkaktare për vijuesen.

Është e njohur se çdo rreth nga rrethet e kësaj ekzistence merr efektshmërinë e saj për vijuesen nga e mëparshmja. E ligji i arsyes, në të cilën nuk ka dyshim as kundërshtim, thotë se seritë e shkaqeve objektive, d.m.th. ato të cilat marrin efektshmërinë e tyre prej të kaluarës, nuk mund të shtrihen në errësirat e të kaluarës deri në pakufi.

Por domosdo, pasi ato në realitet ekzistojnë, të gjendet një bazë subjektive ku do të buroj efektshmëria nga thelbi i unit të tij, e jo t'i reflektohet asaj nga të tjerat. E nëse arrijmë në atë se kjo bazë subjektive nuk ekziston, atëherë ska dyshim se edhe seritë e ekzistencave vijuese nga shkaqet objektive, gjithashtu fare nuk ekzistojnë. Kjo është e njejtë si zerot e njëpasnjëshme të cilat marrin vlerën numerike prej të mëparshmes.

Pra vlera nuk është reale pos nëse këto zero kanë për bazë një numër subjektiv që buron vlera nga brendësia e tij, si (1) e më lartë. Po kështu janë edhe katet e një ndërtese të lartë të mbështetura njëra mbi tjetrën, në të cilën nuk mund të qëndrojmë të qetë pos nëse sigurohemi se radhitja e të gjitha kateve është e mbështetur në atë që inzhinjerët e quajnë "thelbi subjektiv", që vetvetiu është i përqendrueshën në brendësi të tokës. Pra, nuk ka ndonjë përceptim të shëndoshë shkencor apo mendor mbi ndërtimin e këtij universi, pos dorës e cila e shpiku atë dhe një fuqie e cila ia fali atë përpikëri të këtillë, qoftë ky univers i lashtë, pa fillim apo i ndodhur vetvetiu.

Zotëriu i kësaj dore dhe mbikqyrësi i kësaj fuqie, padyshim është Allahu xh.sh.. Që nga më të rëndësishmet cilësi me të cilat Ai dallohet nga krijesat e Tij, është se ekzistenca e Tij buron nga vet Ai, dhe nuk është i falur nga dikush tjetër. Kjo është pra domethënja e asaj që thonë shkenctarët për te: "Ai është ekzistenca e domosdoshme".

Pas së cilës ska më vend për mendjen të pyes: "Kush është ai i cili krijoi këtë Zot me rolin e Tij"? Kështu sepse kjo pyetje është e palogjikshme, përmban në vetvete kontradiktë. Nga domethënjet më specifike të të qenurit e Allahut Zot, është ajo se ekzistenca e Tij rrjedh nga vet Ai dhe se Ai është Krijues i pakrijuar. Andaj supozimi se Ai është i krijuar kundërshtohet me pohimin e hyjnis së Tij dhe nevojën e universit për Të.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Xhevdet HISENI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...