Domosdoshmëria e të shfaqurit para urtësisë së Krijuesit 1
Kur njeriu injoron sekretin e kësaj jete dhe përmasën e botës në brendësinë e së cilës jeton për nga aspekti kohor dhe hapësinor domosdo që ai të bezdiset me jetën e tij dhe të ndjehet i neveritshëm ndaj botës e cila e rrethon atë. Kështu, kur orvatet që të kuptojmë me mendjeprehtësin e tij sekretet e jetës, dhe të ndalet në realitetin e kësaj bote dhe kufijtë e saj kohorë dhe hapësinore, domosdo të përfundoj hulumtimin e tij para një fortifikate të injorancës absolute, ku mendjeprehtësia e tij nuk do të ketë mundësi për ta kuptuar atë. Problemi është pikërisht ky! E cila është mënyra e zgjedhjes së tij?
Mënyra e vetme është që njeriu të çliroj vetveten me të menduarit e tij, nga ndërlikimet e këtij universi ku jeton si pjesëz e vogël, shumë e vogël, e që vetvetiu lëviz ndërmjet pjesëve të tij kah bazat dhe faktorët e jashtëm, të cilat shkaktojnë lëvizjen totale në të gjitha pjesët e këtij universi dhe ndërtimin e tij në këtë sistem preciz i cili shfaqet para çdo të pamuri dhe mprehtësie, duke qenë i drejtuar ka disa qëllime që nuk i gabon dot. Meditimi në këtë botë gjatë kufizimit mendor brenda pjesëve të tij dhe brenda zhurmës së tij, dezorienton, huton dhe në fund nuk çon pos në dorëzim të të panjohurës. Kurse të medituarit prej nga jasht, nga një pozicion mbikqyrës, ka për detyrë të udhëzoj në të vërtetën, sadoqoftë ajo e fshehur, dhe të ngjall vëmendjen drejt faktorëve dhe bazave të dalura prej saj dhe të lidhura ngusht me të.
Edhe pse roli i të menduarit këtu, me rëndësinë e tij, është shumë i kufizuar, ka mundësi që pas çlirimit për të cilin bëmë fjalë, të zbuloj ç'është më e rëndësishmja dhe më e rrezikshmja nga vërteta e kësaj bote në të cilën jeton dhe lëviz ai brenda horizontit dhe teritoreve të saj. Kështu gjersa të arrijë me zbulimet e tij në një siguri të plotë, e që më pas do ndeshet me disa kufinj të cilat s'mund t'i kuptoj e as të hapëron përpara pos me ndihmën e një drite plotësuese krahas dritës subjektive të tij. Dritë të cilën e quajmë "mendje" apo "mprehtësi", për të cilën do të bëjmë fjalë më vonë.
E cila është ajo e vërtetë e cila është me rrezik më të madh dhe me rëndësi më të madhe nga kjo botë e pa fund, brenda valëve të së cilës rrotullohemi? E vërtetë, që truri vet e ka mundësinë për ta zbuluar, por pasi që të çlirohet nga gjarpërimet e devijimit të mbrendshëm të kësaj bote. Kësisoi i mundësohet atij që të studjoj atë në mënyrë globale nga një pozitë ideore të lartë e të lirë. E kjo e vërtetë, është Allahu xh.sh.! ...
E vërteta kjo e cila vazhdon të mbetet për ju sekrete përderisa ju vazhdoni të jeni të veçuar nga kjo botë në një skaj të saj argëtues dhe përderisa lëvizni në të brenda një shkalle të kufizuar. Mirpo, shfaqja dhe paraqitja e saj në formë të qartë e shumë të pastër, bëhet kur të studijohet ajo nga pamja e saj e përgjithshme, larg zhurmës se argëtimit dhe shkaqeve të interesave dhe jetës suaj. E përderisa jeni larg përvetësimit të kësaj të vërtete të madhe, problemi juaj do të ngel në këtë botë e pyetjet e juaja monotone në pritje të përgjigjes.
Të supozojmë se jeni çliruar për një orë nga koha, nga lidhjet e juaja të pjesërishme me shkaqet e jetës suaj kalimtare dhe nga bashkëlidhjet e juaja me monotoninë e kësaj jete dhe njashtu edhe nga aspiratat e juaja psikogjenike deri në gjasat e të argëtuarit tuaj, pra, që këtu, do të orijentoj të menduarit e juaj, deshët apo jo, kah hulumtimi serioz në zanafillën e këtij universi, në origjinën e ekzistencës dhe në sekretin e disciplinës së tij.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Xhevdet HISENI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".