Banner

Domosdoshmëria e të shfaqurit para urtësisë së Krijuesit 3



Kjo, duke shtuar edhe atë se nëse supozojmë se ky Zot ka krijues, atëherë rrjedhimisht të pajtohemi me pyetjen se kush e krijoi krijuesin e tij, e kështu deri në pafundësi, tek ajo seri logjikisht e pamundshme.

Nëse te ju zë vend bindja e sigurt mendore se ekziston krijues i këtij universi, me tërë atë që përmban ai dhe se ka një rregullues i kësaj bote të qëllimshme e të harmonizuar, do të ishte e natyrshme që me pyetjet e juaja mbi tregimin e udhëtimit njerëzor t'i drejtoheni vetëm Atij e askujt tjetër.

Por, si mund ta marrim përgjigjen?

Vërtetë arritja e sekretit tënd dhe pyetjeve të tuaja deri tek Ai, është shumë e lehtë, pa ndonjë vështirësi. Plotësisht e natyrshme dhe e logjikshme që Allahu din sekretin dhe atë më të fshehtën dhe se Ai dëgjon bisedën e krijesës së Tij, po edhe sikur të jetë ajo përshpëritje apo ndonjë sekret i ruajtur në kujtesë.

Mirpo, cila është mënyra e arritjes së fjalës dhe ligjërimit të Tij te ju, kur nuk posedoni tjetër pos fuqisë suaj të kufizuar?

Këtë kisha për qëllim, kur thash që në fillim të këtij kapitulli se po arrini të zbuloni realitetin absolut të hyjnisë së Allahut për këtë univers, përsëri do të përballoheni me disa kufinj të cilat nuk do të keni mundësi t'i kapërceni ato sadoqë mbështeteni në mendjen dhe vetëdijen tuaj, por doemos nga një drite tjetër e cila përforcon mendjen dhe e ndihmon atë.

Kjo dritë, është shpallja e pazëvendësueshme dhe në të njëjtën kohë e patjetërsueshme për ta ndjekur, nëse dëshirohet nga njeriu që të njoh realitetin e përgjigjeve të pyetjeve të tij që i sillen nëpër tru. Rreth kësaj shpallje do bëjmë fjalë më vonë.

Mund të thoni: Shumica e njerëzve bindshëm besojnë në ekzistimin e Krijuesit, por megjithatë, kjo nuk po bën zgjedhjen e problemit psikologjik dhe mendor për të cilën diskutuam më herët, problem nga i cili vuajnë shumë njerëz, e në veçanti ata të shoqërive perëndimore. Krahas asaj që shumica e njerëzve në teritoret e perëndimit Evropian dhe atë Amerikan besojnë në Zot, por problemi për të cilin bëmë fjalë është diç tjetër, ekzistuese dhe ec me të krah për krah.

Përgjigjja në atë se të besuarit se ky univers ka Krijuesin dhe Drejtuesin e vet është e vërtetë e lindur, e krijuar në natyrën e çdo njeriu të shëndoshë shpirtërisht dhe mentalisht. Besim ky që shoqëroi shoqëritë njerëzore qysh nga fillimi i ekzistimit të tyre.

Përveç asaj se rrethana dhe faktorë te përcaktuar e kanë rrethuar këtë besim dhe e kanë larguar nga efektshmëria dhe ndikimi i cili është dashur të ekzistoj në të dhe e kanë ndryshuar në çështje tradicionale me një pamje rituaie e cila është larg nga sundimi i diturisë dhe nga bindja e logjikës.

Njëra nga këto rrethana është intoleranca e trashëgimisë së rrethit dhe fisit, gjë kjo që ishte një faktor për shmangien nga ajo që kërkon logjika, për gjykimin e fanatizmit. Sipas të cilit faktor lindi politeizmi dhe u përhap adhurimi i idhujve, gjithashtu u shfaq adhurimi i planetëve, totemit dhe kafshëve.

E sikur të kishin dëgjuar anëtarët e këtyre feve zërin e logjikës, do të ishin çliruar nga robërimi i besimeve të tyre dhe do të kishin adhuruar një Zot të pashoq e që nuk i ngjan askujt.

Gjithashtu nga këta faktorë dhe rrethana është të qëndruarit në një besimpikënisës të përgjithshëm rrethepërqark me dyshime dhe paqartësi. Gjendje kjo në të cilën janë shumica e perëndimorëve dhe e cila thotë: "Është i domosdoshëm ekzistimi i një fuqie të mbinatyrshme e cila e krijoi këtë univers".



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Xhevdet HISENI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...