Banner

Fetva 292



Pyetja:

Prindi im që ka më tepër se pesë vite që ka ndërruar jetë, e ofendonte tepër nënën tim edhe atë në praninë tonë. Ai atë e ofiqonte me lloj-lloj ofiqesh të ulëta që mund t'i kujtohen njeriut kur hidhërohet. Njëherë ngjau që të hidhërohet pa kurrëfarë arsye dhe filloi që ate ta rrahë duke e rrënduar me fjalë të ndyta gjatë së cilës gjë e shante edhe All-llahun Fuqiplotë. U përpoqa që ta mbrojë nënën por, ai më rrahu edhe mua kurse unë atëherë isha 25 vjeçare.

Që nga ai moment unë atë në brendinë time e urrej dhe pas këtij momenti unë nuk kam mundur që t'i flas atij dhe unë gjatë atij muaji i ikja bisedës me të kurse ai u qetësua dhe gjatë tri ditëve iu shtua sëmundja dhe kështu unë ngela pa mos iu afruar. Por, gjatë ditëve të sëmundjes së tij në spital isha e vetmuar me të.

Pyetja ime është: A i kam shkaktuar unë atij dëm? Si është vendimi i Sheriatit lidhur me sjelljet e mia që i pata ndaj tij duke patur parasysh se unë jam bija e tij. Shpresoj që keni parasysh se unë për shkak të nënës nuk munda t'ja fali.


Përgjigja:

Shpresoj që All-llahu Fuqiplotë t'mos ta zë për të madhe sepse dalja në ndihmë nënës tënde të shkelur është një pjesë e pandarë e respektimit ndaj prindërve.

Si do që të jetë, të këshilloj që të shpeshtosh lutjet për babain tënd dhe të japish sadaka (lëmoshë) për shpirtin e tij, sepse një gjë e tillë inshaell-llah të shpëton nga gjërat që ti u ke frikë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Mbylle Es-Selatu ve es-Selamu alejke, ja Resul-Allah, ja Habib-Allah, ja Nebijj-Allah, ...

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...