Fetva 110
Pyetja:
Unë jam i regjistruar në Ndërmarrjen Ushtarake për banim e cila ofron banesë me këste, shuma e së cilës është 100 mijë Lira të Sirisë edhe atë duke paguar në çdo muaj një shumë prej 2500 lirave.
Pasiqë arrihet të përmbushet gjysma e shumës totale atëherë ndërmarrja për banim prej bankës ngren hua që të plotësohet shuma e ngelur gjë që nga kjo gjë unë ngarkohem që bankës t'i paguaj një kamatë, duke mos harruar se lidhja ime është vetëm me ndërmarrjen për banim dhe unë ndryshe nuk kam mundësi të kem marrëdhënie pune vetëm me ndërmarrjen dhe unë ndryshe nuk kam mundësi të blej banesë.
Pra, si është dispozita e Sheriatit lidhur me këtë?
Përgjigja:
Nuk të lejohet të blesh këtë shtëpi në mënyrën që e përmendët.
Potencuat se ndërmarrja për banim në emrin tuaj ngren para, pra, ju jeni ai që merr hua.
Duke marrë parasysh se huaja ngritet në kushtëzimin e kamatës atëherë ti bën Haram.
Autor: Prof. Dr. el-Buti