Banner

Kotësia e jetës njerëzore përgënjeshtron seriozitetin e sistemit të universit 3



Disa njerëz thonë: cilësitë me të cilat njeriu karakterizohet bëjnë atë ta ndjenjë vehten të lirë dhe larg nga ndonjë kontrollë apo obligimi, dhe mbi të gjitha këto veti dallohet liria të cilën e gëzon ai. Pra kur njeriu shfaqet sipas tyre si mendjelehtë në sjellje dhe punë, kjo është sepse ai praktikon lirin e tij e cila është pjesë e pandarë nga esenca e qenies së tij, dhe kur shfaqen qeniet tjera të disciplinuara nga sistemi dhe të plotësuar në drejtim të qëllimeve dhe synimeve, kjo është sepse ata e kanë humbur domethënjen e boshtit të së vërtetës së saktë të ekzistencës.

Ata janë të cilësuar me dukurinë e ekzistencës dhe nuk kënaqen me realitetin dhe sekretin e tij. Kështu që çdo thirrje për njeriun ta disciplinoj veten me obligim dhe qëllim, nënkupton thirrja e tij për të çliruar nga zanafilla e ekzistimit të tij. Pikërisht kjo është liria e cila është burim i autoidentitetit të Tij. [4]

Përgjigjja jonë për këtë konceptim në të cilin pësojnë shumë njerëz, e në veçanti ata te shoqërive perëndimore, është se liria në defenicionin e saj të thjeshtë nuk don të thotë më shumë se aftësi për të lëvizur mbrenda dimensioneve dhe drejtimeve të ndryshme, dhe pasi është e pamundur të lëviz njëkohësisht në të gjitha drejtimet, e kur liria në të njëjtën kohë në të gjitha drejtimet nuk është e mundur, doemos t'i kthehesh zgjidhjes, e zgjidhja nuk mund të qëndron pos në bazë të konceptimit të mëhershëm dhe qëllimit të planifikuar.

Nga këtu nxirret domethënja e funksionit dhe domosdoshmëria e disciplinës me qëllim dhe sistem në jetën njerëzore. Çështë e vërteta, lirinë që e gëzon njeriu, nuk e mban atë larg nga të qenët i disciplinuar sipas domethënies së funksionit në jetën e tij individuale dhe shoqërore, madje e bën atë të qëndroj në të me zgjidhje dhe vullnetin e tij të mirë. Thënë me fjalë të tjera më përmbledhëse dhe më të përpikta, bota e ngurtë dhe bimore ndjekin funksionet e tyre në pëlqim me krijimin përbërës, gjithashtu bota e kafshëve të llojllojshme dhe shtazore ndjekin funksionet e tyre sipas krijimit instiktiv, ndërsa njeriu dallon me thirrje që t'i kryej funksionet e tij sipas normave të përgjegjësisë.

Njeriu nisur nga cilësitë që i gëzon, e ndër to është liria, është më i nderuar se të qenët ndjekës i funksioneve sipas normave të krijuara apo të jetë bartës i saj sipas simuluesit instiktiv. Madje ajo që e dallon më shumë atë është dhuntia e përceptimit, pastaj liria e zgjedhjes, nga kjo ai gëzon pra lirinë të përgjigjet ose të mos përgjigjet, mirpo ai doemos nga përceptimi dhe dija e tij të rezulton në atë që është obliguar siç është e domosdoshme të zgjedh trurin e përgjigjes së tij në formë të komponentëve të së mirës dhe lumturisë për të dhe llojin e tij.

Është mjaf e çuditshme, madje tronditëse që në mesin e njerëzve racional të ketë të tillë që imagjinojnë se natyra e lirisë që gëzon njeriu e lejon ate ta praktikoj larg prej arsyes e cila është e pashmangshme për zgjedhje të mirë! ...



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Hatixhe IMERl-HISENI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

[4] - Këtë e thonë ekzistencialistët dhe shumë ithtarë të tyre, në veçanti në shoqëritë perëndimore. Shih "sirn Kirgjojn" nga Dr. Feuzije Mihail, f.56. Dhe gjithashtu në "el vuxhudije, medhhebun insani" nga Sartri, f.25.

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...