Kotësia e jetës njerëzore përgënjeshtron seriozitetin e sistemit të universit 2
Kjo, kurse ju dini se njeriu disponon pozicion udhëheqjeje dhe qendër veprimtarie në këtë botë që i përshtaten vetive dhe veçorive me anë të të cilave karakterizohet dhe dallohet prej të gjitha krijesave të përhapura rreth tij, është qenie e cila zotëron sekretin e logjikës dhe përceptimit. Në këtë mënyrë atij i është dhënë mbizotërimi me shumë pajisje-mekanizma të universit që e rrethojnë atë. Madje gëzon cilësi të cilat e kualifikojnë për sundim absolut mbi tokën.
Pra bota e cila e rrethon njeriun nuk din fare për kotë, por pamjet e seriozitetit dhe disciplina e sistemit që vepron në drejtim të kufizuar mund të jenë shikim i shpejtë në të gjithë anët dhe pjesët, pa marrë parasysh se sa të vogla ata mund të jenë.
Nga ajo që Allahu përshkroi veten e Tij në Kur'an është: "Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë", (Ta-Ha:50), d.m.th. nxorri në shesh çdo gjë, e përsosi krijesën e Tij, pastaj e furnizoi atë krijesë me funksion të cilin Ai e obligoi ta ekzekutoj. [3]
A është e arsyeshme, e çfarë logjike mund të pohojëse e tërë ajo që rrethon njeriun është e kotë?! Pastaj pikërisht njeriu që shquhet, karakterizohet me cilësitë si: zgjuarësia, përceptimi e dituria, të jetë përfaqësues i kotësisë në ekzistencë, krejt i rastit pa ndonjë mision e pa përgjegjësi, i lënë pa ndonjë qëllim e obligim?!
A mund të jetë e logjikshme ose e imagjinueshme që Ai i cili i vendosi të gjitha këto qenie në funkcionet e tyre dhe detyroi ato të lëvizin në drejtim të qëllimeve të tyre, T'i drejtohet njeriut duke thënë butësisht: ti jeto si të duash dhe se ke të detyruar t'i përmbahesh ndonjë misioni apo të nxitoni në drejtim të ndonjë qëllimi. Bën çfardo që të pëlqen apo sa të mundëson fuqia apo dredhia juaj në vrasje, mbytje dhe mizori, se pavarësisht se si e mbolle tokën me të mirë apo e mbushe atë me korrupsion ose rrënim nuk do të keni as shpërblim e as ndëshkim! ...
Ajo që më së shumti fle truri në të është se as një njeri i logjikshëm s'do të ketë mundësi të imagjinoj një botë përplot me qenie të rregulluara dhe qëllime të përcaktuara, e që njëkohësisht rrotullohet në një bosht të sajuar prej një mase të kotësisë, rrëmuje dhe rastësi lëvizjesh larg çdo qëllimi apo synimi, po qoftë kjo masë ajo shoqëria njerëzore.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Hatixhe IMERl-HISENI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".
[3] - Drejtim që e kam shtruar për këtë hulumti, më duhet të vazhdoj gradualisht me lexuesin i cili ndoshta ende nuk e ka besuar Zotin. Fakt ky që kërkon të mos referojmë fjalët e Zotit në këtë fazë të këtij kërkimi shkencor. Por, referimi që sa po e përmendëm, vjen në kohë apo në rast që zbulon njërën prej argumenteve të bollshme, se Kur'ani nuk është fjalë e të krijuarit por fjalë e Zotit. Në çdo rast ai që nuk beson Zotin ose fjalën e Tij, është më mirë të pres fazën vijuese të këtij hulumtimi.