Treni i këtij udhëtimi - Prej nga? Deri ku? 6
E kush më së shumti i zgjoi popujt nga gjumi e i ngriti kombet nga varret?! A nuk u realizua shtrirja islame dhe a nuk është e vërtetë që arabët, pa persianët e romakët mbajtën frerët e civilizimit, megjithëse para kësaj ishin fise të kota që sorollateshin në margjinat e historisë, dhe e tëra kjo vetëm si rezultat i kësaj të fshehtë shkencore mbi rrëfimin e njeriut, universit dhe jetës.
Duke supozuar se arabët sot kanë harruar apo shtiren se kanë harruar mënyrën se si kooperohet me këto të vërteta, megjithkëtë, a nuk janë ata, ruajtës të ndershëm të tyre?!
Sidoqoftë, hutia dhe gjumi i qetë nuk shndërrohen në vdekje, sado që të jetë gjumi i gjatë faktorë të shumtë do ta ngjallin rishtazi. Sipas të gjitha gjasave, në qenien e arabëve dhe të të gjithë muslimanëve, do të kooperojnë rishtas me këto të vërteta bindëse në mënyrë të sinqertë. Pastaj ajo shpresohet është që të kthehet përcaktimi hyjnor dhe që rishtazi të vihen frerët e civilizimit njerëzor me ideale në duart e këtij umeti, ashtu siç ishte më parë.
Kjo është mundësi e studiuar që pritet më shumë nga jomuslimanët sesa nga vetë muslimanët, siç thotë edhe Konstantan Greorgeo në romanin e tij të njohur "Essa'a el-hamisete vel-ishrunë": "Ky shkëlqim mekanik do të ndiqet nga një konfesim i talentëve njerëzore. Kjo dritë e madhe pa dyshim do të ngrihet nga Lindja, nga Azia, por jo nga Rusia, sepse rusët i janë kthyer me përulësi kah drita elektrike perëndimore. Njeriu lindor do ta pushtojë shoqërinë mekanike. Ai nuk do të ndriçojë rrugët e mendimit dhe të zemrës me dritë neoni. Njeriu i Lindjes do ta bëjë vetveten zot të makinerive dhe të shoqërisë së mekanikëve". [2]
Reagimet e njeriut Lindor ndaj këtyre të vërtetave të besueshme që flasin për rrëfimin e gjithësisë, njeriut dhe jetës, do ta çojë padyshim drejt këtij ndryshimi.
Por, këto të vërteta i shfaqen vetëdijes së të gjithë njerëzve, kështu që nuk janë të kufizuara vetëm për mendjen e njeriut Lindor.
Atëherë, përse të mos jetë njeriu perëndimor, njeriu i civilizimit modern, konkuruesi për t'i kërkuar këto të vërteta?! A nuk është në të korrat e papëlqyera që perëndimori mblodhi nga ky civilizim, që janë të mrekullueshme për shkelqimin e tyre dhe fatale në të shijuarit e tyre, diç për ta nominuar atë në një zhytje të re eksperimentuese?!
A ka për perëndimin dhe lindjen sot eksperimente të reja, përveçse të shfaqurit e tyre para një pasqyre uni, pastaj dëgjimi i rrëfimit mbi njeriun, gjithësinë dhe jetën, duke pasur parasysh që të mos e dëgjojmë atë me hamendje dhe iluzione nga njeriu i krijuar sikurse ne. Por, ta dëgjojmë atë nga vet bërësit, ashtu siç dëgjon ndonjëri nga ne për njohjen e një mjeti të ri, në një shpallje të lidhur me të, e vërtetuar me nënshkrim të vet prodhuesit i cili e shpiku atë mjet.
Po ta dimë se s'ka dallim mes mjetit të vogël që e vëmë në shtëpitë tona dhe atij të madh universal në brendësinë e të cilit jemi vendosur dhe na është caktuar neve që të lëvizim në diametrin e tij, do kemi përceptuar se nuk ka rrugëdalje pos që të njihemi me vetën tonë përmes tij, pastaj të njihemi me të përmes vetes sonë. Dhe vetëm atëherë na mundësohet neve që të sqarojmë tatëpjetën e hapave tanë të saktë gjatë udhëtimit tonë në marshin e kësaj jete.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Amir AHMETI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".
[2] - Konstantan Georgeo "Essa'a el-hamisete vel-ishrunë", f.440.