Fetva 106
Pyetja:
Punoj në një qendër kompjuteristike në qytetin e Tarabulsit të Libisë. Qysh në fillim të punësimit kuptova se emri i kësaj qendre ishte i lidhur me emrin e fshatit Themud që përmendet në Kur'anin Kerim.
Pra, a të kërkoj ndonjë punë tjetër? Dhe emërtimi i kësaj qendre me këtë emër, sipas Sheriatit, a është gabim, duke potencuar se pronari i kësaj qendre është i bindur dhe ngul këmbë në atë që qendra të ketë këtë emër?
Përgjigja:
Një gjë e tillë nuk është faktor që ti ta lësh punën, pra, ti mund të punosh në këtë qendër por, pronarëve të kësaj qendre i kisha sugjeruar që të zgjedh një emër më të mirë se ky.
Autor: Prof. Dr. el-Buti