Banner

Treni i këtij udhëtimi - Prej nga? Deri ku? 5



Kjo padyshim nënkupton se prapambeturia materiale e cila në të shumtën e rasteve vjen detyrimisht, është diçka, kurse sëmundjet psikologjike dhe nervore të cilat përhapen në brendësi të qenies humane është diçka tjetër. Këto sëmundje psikoiogjike dhe nervore po erdhën bindëse dhe përmes përparimit civilizues, kjo nuk d.m.th. se ato sëmundje nuk ekzistojnë.

E nëse shërimi i brendshëm nga këto sëmundje të shfaqura, është me pamjet më të qëndrueshme të prapambetjes materiale dhe civilizuese, s'do të thotë se shërimi i brendshëm mbetet iluzion i paekzistueshëm. Shpresa është e madhe, shumë e madhe që shërimi psikik për popujt e prapambetur të jetë mjeti më i rnirë çlirues nga prapambeturia e tyre në një kohë të afërt.

Por, frika është e madhe, shumë e madhe nga bartja e këtyre sëmundjeve të pashërueshme te popujt e përparuar, në një mjet shpërthyes që shpërthen faktorët e progresit të tyre njërin pas tjetrit. Së shpejti këto do të zhysin në thellësi të prapambetjes, varfërisë dhe privimit. Ku ajo pas zhytet në thellësi të prapambeturisë, skamjes, varfërisë dhe privimit.

Dhe s'ka dyshim se që të dyja këto lëvizje kontradiktore në botën e popujve dhe shoqërive, s'mundet t'i vrojtoje syri i zhveshur njerëzor. Pas kësaj, vështirësohet shumë për ata që varen në këtë, mbi kriteret e ndërtesave të larta, dritave verbuese si dhe fabrikave aktive, që të përceptojnë ndonjë gjë nga çka themi, apo që të binden në të. Por, është vërtetë shumë lehtë për ata që meditojnë që përmes historisë dhe normave sociologjike e të përcepton të vërtetën e asaj që themi dhe të përcjell këto dy lëvizje kontradiktore. Madje do të jetë e lehtë për të që të datojë, saktësisht, për çdo fund afati ulje dhe ngritje për të cilat ka rezultat që shënon fundin e këtyre dy lëvizjeve kontradiktore.

Por çështja në të vërtetën e saj nuk duhet të kuptohet në formën e një konkurrence të mprehtë mes dy grupeve në botën e kësaj shoqërie njerëzore.

Madje e vërteta e shenjtë me të cilën duhet shfaqur para saj dhe punë deri në maksimum në ruajtjen e saj, është se shoqëria njerëzore, me shtrirjen e saj, është një skuadër e vetme ... dhe shpresohet që të përhapet përzemërsia dhe bashkërendimi në mes të anëtarëve të saj në vend të urrejtjes dhe komplotimit.

Vërtet, s'ka dyshim se popujt e lindjes islamike vuajnë nga prapambetja, e çfarë prapambetjeje. Por ashtu sikur që hapi i këmbës së tij, shkel në tokën që përmban rezerva të thesarëve dhe mirësive që s'shteren nëse vëmendshëm mbikqyren (ruhen) dhe shfrytëzohen - vetëm atëherë do të gjejë mbrenda krahërorit të vet dhe në vetë koshiencën e tij të vërtetat e plota rreth origjinës së këtij universi dhe të njeriut në të, e që është nga çështjet që i përket të bëjë zgjedhjen e çdo enigme, të çliroj njeriun perëndimor dhe të tjerët nga tërë shkaqet e pesimizmit dhe brengës, dhe t'i kthejë marëdhëniet e tij me jetën, pavarësisht se si kjo arrihet në përzemërsi të përhershme dhe lumturi të plotë. Një jetë, ku pas saj s'do të ketë më vuajtje, e as mjerim.

Atëherë, përse perëndimorët nuk e dëgjojnë këtë të fshehtë shkencore të cilën e ruajnë lindorët që nga koha e profetëve dhe apostujve?! Dhe nëse kjo e fshehtë shkencore, sot bëhet e qartë, një sekret i shënuar në brendësi të gjoksave, atëherë, çfarë deri sot ishte me civilizim më të madh se Lindja një burim fuqie, shkence dhe racionaliteti (logjike).



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Amir AHMETI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...