Banner

Treni i këtij udhëtimi - Prej nga? Deri ku? 4



Ky realitet i cili trajtohet qartë në shoqëritë perëndimore është vetë perdja e dendur dhe e rrezikshme nëpër të cilën depërton kjo sëmundje nga mbrapa tij e deri te qenia e njeriut perëndimor, për t'u vendosur nga ai në thellësi të brendisë së tij dhe së fundi të përfundojë në gjendje për të ndonjë mjekim.

Pastaj vetë kjo perde është ajo e cila bën të padëgjueshëm njeriun e civilizimit perëndimor ndaj atij që i flet e për të vërtetën e mjekimit, ilaçit, apo atij që e drejton, udhëzon te porta ku do mund të shprehet dhe çlirohet nga prangat, t'i jep fund agonive që e ndjekin dhe bishave që e rrethojnë atë.

Kjo, sepse ai kapet me atë që sheh nga argëtimet dhe harresat, fundosëse këto, përkundër asaj se ai sheh një copë litari të lëshuar drejt tij, ose dërrasë që i prin atij. Edhe pse litari apo dërrasa nuk i bën dobi.

Faktor tjetër që merr pjesë në pengimin e këtij njeriu të jetë i pakujdesshëm ndaj atij që i flet mbi ilaçin, janë këto arritje të shumta shkencore sensacionale për nga lloji dhe sasia që krijoi dhe imagjinoi njeriu i civilizimit perëndimor, se ai sot u bë të mbërthejë kohën e universit dhe natyrës, t'i kontrollojë ato ashtu si ai të dëshirojë dhe t'i ngasë ato kur të dojë.

E si ai të dëgjojë atë që e akuzon me injorancë dhe sëmundje që ta mësojë atë dhe t'i ofrojë ilaçin, aq më tepër kur përgjithësisht kjo këshillë nuk vjen pos nga zonat e prapambetura! ... Më së paku dhe më së shpejti që rrezikon mendjen e këtij njeriu perëndimor atëherë kur të pranojë ftesën për të dëgjuar një këshillë si kjo, është se ky këshilltar të fillojë të shikojë në gjendjen e vet dhe të kërkojë ilaçin material apo psikologjik që ta lirojë atë nga kthetrat e injorancës dhe prapambeturisë së tij.

Është për të ardhur keq që logjika, arsyeja në këtë mjedis perëndimor është disfatë (shpartallim) për të.

Në të kundërtën është më lehtë për atë që i mundësohet të dëgjojë zërin e mendjes së shëndoshë nga njollosjet, që të kuptojë se sëmundjet janë të shumëllojshme, disa prej të cilave janë materiale, nga shkaqet materiale që shërohen me ndërmjetësime materiale të përshtatshme, e disa të tjera janë psikike, si rezultat nga faktorë psikikë të fshehtë, që shërohen përmes metodave psikologjike të varura nga nivelet e trurit dhe logjikës.

Njeriu arab apo Lindori vuan nga prapambeturia materiale ndaj së cilës është i varur për arsye të ndryshme. Pjesa më e madhe e këtyre arsyeve përfaqësohet në shfrytëzimin e njeriut të dobët nga i forti, ose në faktorë jashtë dëshirës dhe mundësisë së këtij njeriu. Kjo natyrisht nuk don të thotë që ai të mos jetë i shëruar nga tërë lëngatat dhe sëmundjet e tjera.

Në realitet ai veçse është i shëruar pa kurrfarë dyshimi, nga shumica e lëngateve dhe sëmundjeve psikologjike të cilat i kanë vërshuar sot shoqëritë perëndimore. Faktet për këtë janë të njohura dhe qartësisht të dëshmuara. Mjafton të dihet se numri i atyre që kryejnë vetëvrasje vetëm në Universitetet e Shteteve të Bashkuara, sipas të dhënave të fundit që dimë është 15.000 ose më tepër, ndërkohë që në të gjitha vendet arabe nuk është regjistruar as 1% nga ky numër i madh i atyre që kryejnë veprimin në fjalë, madje edhe pse në rrethana më të vështira kanë kaluar nëpër to.



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Amir AHMETI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...