Fetva 286
Pyetja:
Dikush nga librat tuaj ka nxjerur këtë që vijon: Nga libri: "Min el-Fikri ila el-Kalbi" faqe 50, sjell citatin: "Këto cilësi nëse gjenden te njeriu bëjnë që atë ta dehin, t'ja marrin mendjen, t'ja harrojnë realitetin e tij dhe bëjnë që njeriu të ngritet në shkallën e Zotit ...".
Gjithashtu, marrur nga libri: "Menhexhu el-Hadarati el-Insanij-jeti fi el-Kur'an" faqe 49-50, citon fjalën e Doktorit (në fjalë) kur flet për njeriun: "Këto cilësi në fakt nuk janë diç tjetër vetëm se hije dhe rrezatime nga cilësitë e Zotit që ia dhuroi All-llahu kësaj krijese ...".
Personi që i sjell këto citate tuaja replikon dhe thotë se a nuk paraqet kjo fjalë "panteizëm" dhe kufr. Ndërkaq, kur unë kësaj i bëra një vështrim, pashë se në citatin e dytë puna është e lehtë pasiqë nga teksti kuptojmë se ata (njerëzit) janë cilësuar d.m.th. mveshur me cilësinë e mëshirës, butësisë dhe të fuqisë ..., ku kështu një pjesë e konsiderueshme e dijetarëve e kanë shpjeguar fjalën e Pejgamberit alejhis-selam ku thuhet se All-llahu njeriun e krijoi në pamjen - fotografinë e Tij.
Por, unë gjej vështirësi të madhe të shpjegoj në ndonjë mënyrë tekstin e parë pasiqë në tekstin që e keni thënë gjindet fjala "... dhe ato (cilësi) bëjnë që njeriu të hyp në shkallën e Zotit ...".
Përgjigja:
Të pyes pse Faraonët dhe të ngjajshmit me to pretenduan se janë "zotra" përveç All-llahut Fuqiplotë?
A nuk ishte kjo gjë për atë se ata ishin të dehur me cilësitë me të cilat All-llahu i ka pajisur si: me dituri, forcë dhe dominim, pikërisht me gjërat që All-llahu ua ka nënshtruar atyre.
A nuk qëndron fakti se ato cilësi nuk janë diç tjetër përveç se modele nga cilësitë e All-llahut Fuqiplotë të cilat All-llahu ua ka lënë emanet deri në një kohë të caktuar.
A nuk e di se këto cilësi janë për qëllim nga fjala e All-llahut ku thotë: "Ne u ofruam emanetin qiejve, tokës dhe maleve, e ato nuk deshën ta marrin përsipër atë dhe u frikësuan prej tij, ndërsa njeriu atë e morri mbi vete, vërtetë ai i bëri padrejtë vetes, dhe ishte i pa dijshëm", El-Ahzabë, 72).
Sikur këto cilësi me të cilat All-llahu Fuqiplotë pajisi njeriun t'mos ishin hije të cilësive Dhatije (qenësore, vetore) të All-llahut e ndër më të parat ekzistimi i jonë. Pra, prej nga burojnë këto cilësi?
Mos vallë ky vëllau ynë që kritikon don të thotë se: "Këto cilësi janë vetore (autogjene) të njeriut dhe nuk janë rrezatime dhe begati nga All-llahu që na i fali neve", atëherë një gjë e tillë do të ishte Shirk (përshkrim shok All-llahut) dhe kufr, ruana Zot nga një gjë e tillë.
Thuaj këtij kritiku se a nuk e lexon fjalën e All-llahut ku thotë: "... nga ajo që Ai di, të tjerët dijnë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar ..." El-Bekarah, 255).
A nuk është ky ajet Kur'anor tekst për atë se atë që ti e posedon nga dituria nuk buron nga vetja yte por, ajo është nderim dhe rrezatim i dhuruar për ty nga All-llahu.
Vallë, si është e mundur që Teuhidi (besimi) të konsiderohet kufër? Cilin kriter shkencor ky vëlla i paditur e mbështet gjatë gjykimeve? A nuk ke dëgjuar se dijetarët e Akides (disiplinë e cila merret me studimin e besimit Islam) të thonë se: "Ekzistimi i All-llahut është ekzistim vetor, nga vetvetiu i vetë, kurse eksiztimi i të gjitha ekzistencave tjera është rezatim dhe i varur.
Autor: Prof. Dr. el-Buti