Fetva 26
Pyetja:
Si është Gykimi i Sheriatit kur njeriu i këthehet përsëri gabimit pasi që është penduar dhe si të kemi për qëllim që pendimi i jonë të jetë i drejtë dhe duke patur parasyshë se gjynahi është shiqimi i fotografive pornografike?
Përgjigja:
Nëse gjynahqari është i sinqertë me All-llahun se më nuk do t'i këthehet gabimit të cilin e ka bërë, atëherë pendimi i tij është në rregull. Por, nëse përsëri epshi atë e mund dhe e përsërit gabimin dhe pastaj sërish pendohet dhe me plot sinqeritet vendos që më nuk i këthehet gabimit atëherë përsëri pendimi i tij është në rregull.
Pra, kështu edhe nëse ai i këthehët gabimit disa herë, por ky çdo herë pendohet dhe ndjen dhembje për gabimin që e përsërit dhe është i sinqert me All-llahun në atë se më nuk i këthehet gabimit. Pra, këtij personi të gjitha gabimet - gjynahet e përsëritura i falen dhe pendimi i përsëritur i tij ia fshin ato.
Ndërsa, pendimi i falsifikuar i cili All-llahun e hidhëron dhe me të cilën nuk është i kënaqur është që njeriu t'i thotë fjalët e pendimit duke qenë i vendosur që pas një kohe ta bëjë përsëri atë gabim - gjunah.
Autor: Prof. Dr. el-Buti