Fetva 233
Pyetja:
Jam një i ri që studjoj në Universitet dhe jam 18 vjeçar. Dëshiroj që flokët t'i kem të gjata dhe t'i lidhi. A ka ndonjë pengesë sipas Sheriatit për një gjë të tillë?
Përgjigja:
Nëse një gjë e tillë bëhet nga shtytësi që me atë të ndiqet moda që sot është e përhapur në Evropë e Amerikë, atëherë s'ka dyshim se një gjë e tillë është Haram (e ndaluar). Kjo është kështu për arsye se i Dërguari i All-llahut ka thënë: "Ai që i përgjason një populli ai konsiderohet se është prej tyre".
Por, nëse ti për një gjë të tillë je i shtytur nga ajo se ajo pamje të pëlqen dhe personalisht e dëshiron atëherë një gjë e tillë është mubah (as ndalohet e as urdhërohet) dhe nuk ka dert. Por, a nuk je edhe ti i mendimit si unë se një gjë e tillë bie ndesh me vetitë e burrërisë dhe se një gjë e tillë është një fenomen që shkakton (te burrat) neveri dhelemeri.
Autor: Prof. Dr. el-Buti