Fetva 27
Pyetja:
Cila prej këtyre dy punëve është më e rëndë?
Bartja e fjalëve midis njerëzve edhe me qenë se janë të vërteta apo kurvëria?
Dhe pse?
Përgjigja:
Detyra yte është që të keshë të ditur se që të dyja janë të ndaluara prej të cilave patjetër duhet të largohesh: si prej shpifjes ashtu edhe prej kurvërisë.
Pyetja yte është si e atij që don të dijë cila prej tyre e ka dënimin më të lehtë që ta bëjë atë. Por, një gjë e tillë nuk i takon muslimanit i cili duhet t'u largohet të gjitha ndalesave të All-llahut.
Kur do të detyrohesh që ta bësh njërën prej këtyre dy harameve nën rrezikun e dhunës ku kërcnohet shkatërrimi atëherë është e udhës dhe ke të drejtë ta bësh këtë pyetje.
Autor: Prof. Dr. el-Buti