Banner

Fetva 28



Pyetja:

Shihet qartë se Kur'ani Kerimi na tregon se ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira kanë shpërblim të pandërprerë si në këtë ashtu edhe në botën tjetër. Rezultatet e kësaj lidhshmërie të ndërsjellë në këtë botë janë të qarta ku All-llahu Fuqiplotë sipas ligjit të Tij këtë botë e trashëgojnë robërit e All-llahut të cilët nuk janë kryelartë, falin namazin dhe, dhe ...

Por, nëse në këto dy kushte ka shprazëtirë -në besim dhe vepra të mira- me atë që besimi ngelën dhe vjen Dita e Llogarisë atëherë si do të jetë fati i Um-metit Islam para Fuqiplotit? Si është fati i populit që është i mesëm (Um-meti i Muham-medit) të cilët janë edhe dëshmitarë për njerëzit nëse ata nuk e përmbushin detyrën me të cilën All-llahu i obligoi?


Përgjigja:

Mos e lodh mendjen tënde për fatin e besimtarëve të cilët kanë kaluar tek All-llahu pa vepra të mira.

Kjo është një çështje për të cilën All-llahu nuk të ka ngarkuar që ta lodhish kokën tënde sepse kjo i takon All-llahut.

Më mirë për ty është që të kujdesesh për obligimet tua që All-llahu t'i kërkon, të plotësosh a përmbushish shprazëtirat dhe lëshimet tua, dhe të rregullosh raportin tënd me All-llahun pasiqë ta besosh Atë dhe pastaj mbështeti punët tua në All-llahun.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...