Banner

Fetva 219



Pyetja:

Pasiqë burrat dhe muxhahidët (luftëtarët në rrugë të All-llahut) kanë atë që All-llahu ua ka premtuar në Librin e Tij prej hurive (grave të Xhen-netit).

Pra, si është fati i grave pikërisht në këtë aspekt?


Përgjigja:

Kur fëmiu është tepër i dëgjueshëm ndaj babait, babai nuk sheh se mund të ketë ndonjë shqetësim që djalin ta inkurajojë me atë se do ta martojë me vajzat më të bukura. Por, e njëjta gjë nuk ndodh kur vajza është tepër e dëgjueshme, ku edhe prindi edhe vajza ndjehen të shqetësuar që babai t'i premtojë vajzës djemtë më të bukur. S'do mend se vajza nga vetë natyra e saj ndjehet e shqetësuar të dëgjojë këtë fjalë.

Pra, pse të ketë habi që All-llahu të veprojë po sipas kësaj metode edukative në bazë të cilës vetë njerëzit komunikojnë me njerëzit, sidomos kur e dimë se All-llahu është Krijuesi i natyrave të meshkujve dhe të femrave. Ndërkaq, All-llahu të gjithë i ka rehatuar, si meshkujt njashtu edhe femrat, se ata në Xhen-net i kanë të gjitha gjërat që u dëshiron shpirti dhe u kënaqet syri.

A nuk është vetë All-llahu i cili në Kur'anin Kerim thotë: "Ata aty kanë çka të dëshirojnë, e te Ne ka edhe më shumë", (Kaf, 35). Pra, çdo gjë që gruaja do ta dëshirojë dhe do ta ketë lakmi, do ta gjejë aty dhe do ta ketë të gatshme. Siç sheh kjo është një metodë e lartë në sqarimin se atje ka dhe gjendet ajo që kërkohet, këtë e bëri pa mos përdorur ndonjë shprehje që është prekëse ose pa mos e shprehur në mënyrë të shpaluar e jo të përshtatshme.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...