JoMedhhebizmi: Risitë që i sjell Autori i Broshurës 2.2
Në lidhje me këtë fjalë të çuditshme themi: kujt po i drejtohem me këtë argument? Nëse ata janë të cilët posedojne aftësi për të kuptuar dispozitat drejpërdrejtë nga Kur'ani dhe sunneti, pa ndërmjetësimin e ndonjë muftiu apo imami, atëherë argumenti juaj është i vërtetë, sepse ky person nuk ka nevojë të imitoje thëniet e dijetarëve përderisa ai ka aftësi për të kuptuar drejpërdrejtë fjalët e Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Vetëmse siç e sqaruam më parë kjo është jashtë temës për të cilën jemi duke diskutuar dhe hulumtuar. Nuk ka në mesin e muslimanëve, në të kaluarën dhe të tashmen, dikush që u kundërshton në këtë çështje.
Mirëpo, nëse me këtë fjalë i drejtoheni popullatës së thjeshtë dhe atyre që nuk posedojnë aftësi për t'i nxjerrë dispozitat drejtëpërdrejtë prej argumenteve, atëherë me të vërtetë kjo është fjalë e çudithshme që nuk përmban asnjëlloj kuptimi.
"E pagabuar", në fialët e Allahut është ajo që Allahu e dëshiron prej fjalëve të Tij. "E pagabuar", në sunnet ështe ajo që e dëshiron i Dërguari i Allahut prej sunnetit të tij. Ndërsa, të kuptuarit e njerëzve prej Kur'anit dhe sunnetit është e pamundur që të jenë të mbrojtura prej gabimit, pa marrë parasysh se ata njerëz a janë muxhtehidë, dijetarë apo injorantë.
(Në përjashtim nëse ekziston ndonjë tekst nga Kur'ani apo sunneti që ka kuptim të prerë dhe se personi që hulumton në këtë tekst është njohës i mirë i gjuhës arabe, atëherë mbrojtja e të kuptuarit të tij prej gabimit nuk është nga vetë ai, por nga qenia e tekstit me kuptim të prerë).
Nëse mënyra e nxjerrjes së dispozitave nga Kur'ani dhe sunneti është të të kuptuarit, ndërsa të të kuptuarit është vetëm një tentim që nuk është i pagabuar, në përjashtim të formës që e cekëm, atëherë çka është dallimi mes tentimit të një injoranti që të kuptojë dhe tentimit të një muxhtehidi, me dallim që tentimi i injorantit të jetë më larg mbrojtjes se sa tentimi i muxhtehidit?! Çfar kuptimi ka kërkesa e injorantit për të hedhur imitimin duke argumentuar se Kur'ani është i mbrojtur prej gabimit ndërsa imami muxhtehid i pambrojtur?!
Sikur injorantit ose njeriut të thjeshtë t'i mundësohej që të nxjerrë prej teksteve kur'anore kuptimin e mbrojtur prej gabimit, që në të njejtën kohë është edhe dëshira që Allahu e ka në diturinë e Tij, atëherë nuk do të kishte nevojë që njerëzit qysh prej herët të ndaheshin në injorantë dhe dijetarë, imitues dhe muxhtehidë?!
Po më duket sikur se autori i broshurës po parafytyron se medhhebet e imamëve, ixhtihadet e tyre janë duke i nxjerrur nga ndonjë burim tjetër jashtë Kur'anit dhe sunnetit. Pra, ato janë medhhebe të pavarura nga medhhebi i Muhamedit a.s., që janë shpikur për të garuar me të. Ai pra, dëshiron që t'ua tërheqë vëmendjen atyre që janë të mashtruar me këto medhhebe dhe të pranojnë medhhebin e vërtetë.
Si argument për këtë sjellë, se medhhebet janë të pambrojtura prej gabimit, ndersa medhhebi i Muhamedit a.s. është i mbrojtur. Si po e lini atë që është i pagabuar dhe po kaloni në atë që është i gabuar? Mendo sa të duash në kuptimin e këtij argumenti. por pasha Allahun nuk do të mund të gjeshë diç që mund të kuptohet.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".