Banner

JoMedhhebizmi: Risitë që i sjell Autori i Broshurës 2.1



Argumenti i dytë: Në esencë, kapja për islam do të thotë kapje për Kur'anin dhe sunnetin, ku që të dyja janë të mbrojtura prej gabimit, ndërsa imitimi i imamëve të medhhebeve do të thotë heqje dorë nga ajo që nuk gabon dhe kapje për atë që gabon, [1], (broshura: f. 8,12).



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Dr. Naser RAMADANI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "JOMEDHHEBIZMI - bid'ati më i rrezikshëm që kërcënon sheriatin islam".

[1] - E pyetëm shejh Naserin se si e kupton fjalën e Haxhnediut kur medhhebet e imamëve konsideron diçka tjetër prej asaj që ai i quan medhheb i të Dërguarit të Allahut, ku thotë: "Medhheb i vërtetë që duhet të imitohet është medhhebi i Muhamedit a.s.". Ai tha: Kjo është e vërtetë, sepse medhhebet e imamëve nuk janë të vërteta në tërësi, ngase në ixhtihadet e tyre është e mundur të kenë ndodhur gabime, ndërsa në atë që e ka sjellur i Dërguari i Allahut, gabimi është i pamundur!
I thamë: Mirëpo, ixhtihadet e imamëve konsiderohen pjesë e fesë, pa marrë parasysh se a kanë gabuar apo e kanë qëlluar, me argument se ata për këtë meritojnë shpërblim dhe me argument se është obligim adhurimi me të përderisa nuk ka hetuar gabimin e tij. Njeriu ishte i vendosur se ixhtihadi i një muxhtehidi, përderisa nuk e ka qëlluar të vertetën që është ne diturinë e Allahut xh.sh., nuk konsiderohet prej fesë.
Njëri nga të pranishmit, prof. shejh Ahmed Re'fet Ekbazli i tha: Ixhtihadi a konsiderohet pjesë e fesë apo jo?
Shejh Naseri tha: Po, është pjesë e fesë.
Ai tha: Si mund të jetë ixhtihadi pjesë e fesë e rezultatet e ixhtihadit të mos jenë pjesë e saj?
Shejh Naseri tha: Ti kërkon prej meje diçka që vjen në kundërshtim me mendimin e dijetarëve që thonë se: Lazimul-medhheb lejse bimedhheb. (Këtu vazhdon diskutimi rreth këtij rregulli, të cilin nuk e shohim si të patjetërsueshëm që ta përkthejmë. N.R.)
Më në fund shejh Naseri pranoi se gabimi në ixhtihad është pjesë e fesë, përderisa muxhtehidi nuk heton se ka gabuar. Atëherë i thamë atij: Si thotë Haxhnediu se katër medhhebet në tërësi nuk janë të vërtetë, kur dimë se asnjëri prej katër imamëve nuk ka vazhduar në gabimin e tij në atë që e ka parë se është gabim?
Atëherë, ai ndërroi mendimin dhe tha se qëllimi i Haxhnediut me fjalën medhhebe, është se ai ka për qëllim imituesit e tyre!
Afër çerek ore ai diskuton me mua, se mendimet e imamëve, në tërësi nuk janë të vërteta ngase ata mund të gabojnë në ixhtihadet e tyre. Në bazë të kësaj, ato në tërësi nuk mund të konsiderohen fe, derisa në fund, kur u detyrua që pranojë se është fe dhe hetoi se fjalët e Haxhnediut mbetën te pavlera, nderroi mendimin dhe tha: se qëllimi i njeriut është imituesit, të cilët e shohin gabimin e imamit dhe vazhdojnë që ta imitojnë, e nuk është për qëllim mendimet e imamëve.
Gjithë këtë e bënë vetëm e vetëm që Haxhnediu të mbetet i pagabueshëm dhe i padevijuar, si dhe të mbetet "shumë i ditur", dhe broshura e tij të mbetet "e dobishme".
Për Allahun më thua mua: Si mund ta quash këtë vepër ndryshe pos fanatizëm në format e tij më të këqija?!

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...