Banner

Fetva 195



Pyetja:

Si është mendimi i Islamit me ata që supozojnë se janë njerëz të kerameteve (ngjarje e pa zakonshme nga ana e ndonjë personi duke mos pretenduar pejgamberi)?


Përgjigja:

S'ka dyshim se ai që veten e konsideron se është prej njerëzve të kerameteve është njeri që vetja i ka hyrë në qejf. Kurse i Dërguari i All-llahut alejhis-selam në një Hadith që e transmeton Bezari, Taberaniu dhe Bejhekiu në Shuabu El-Iman ndërsa Ebu Neimi në Hiljeh thotë: "Tri gjëra janë që njeriun e shkatërrojnë: kopracia, ndjekja e epshit dhe njeriut t'i hyjë vetja në qejf".

Njëkohësisht, ai me këtë gjest e lavdëron veten, kurse All-llahu Fuqiplotë në Kur'an thotë: "... pra, mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur." En-Nexhm, 32). Njeriu sa më tepër që të vazhdojë në trasimin e rrugës së të devotshmëve aq më tepër veten e ndjen me mungesa dhe me frikë ndaj All-llahut Fuqiplotë.



Autor: Prof. Dr. el-Buti

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...