Banner

Ç'thonë argumentet hyjnore? 2



a). Allahu xh.sh. është Një në tërësinë e Tij dhe nuk ka partner në zoterimin e Tij. Ai është Një në cilësitë e Tij dhe nuk i ngjason askush në ndonjërën nga cilësitë që ka. Ai është Një në veprimet e Tij e rrjedhimisht askush nuk e përfaqëson Atë në ndikimin e çështjeve të Tij, si p.sh. në krijim, dobi, dëm, ringjallje apo vdekje.

Kurse shkaqet të cilat i shohim, shkaktojnë ndodhjen e diçkaje tjetër, ato shkaqe nuk janë tjetër veçse sipërfaqësore, d.m.th. Allahu u dha formë si të ishin vepruese, por vepruesi i vërtetë është Allahu xh.sh. i cili është Krijues i vetëm i tërë shkaqeve dhe i asaj që shkaktohet-pasojës.

b). Allahu xh.sh. nuk ka rival e as përngjasues. Ai është ndryshe nga çdo gjë që imagjinohet, nuk lind dhe as që është lindur. Nuk është i kufizuar në një vend dhe as i përfshirë në kohë. Nuk është as trup, as cilësi apo diçka që mund të përceptohet nga fuqia mendore. Thënë shkurtimisht, Ai është saktësisht siç thotë për veten e Tij: "Asnjë send nuk është si Ai", (Esh-Shura:11).

c). Çdo gjë është krijuar vetëm nga Allahu xh.sh.. Kjo domosdoshmërisht d.t.th. se gjithçka, pos Tij, është e shpikur, pra e krijuar. E krijimi, domosdo ka filiim.

d) Çdo gjë është e përcaktuar nga Kada (determinizrmi) dhe Kaderi (indeterminizmi) i Allahut xh.sh.. Me Kadanë kuptojmë dijen e Allahut për çdo gjë që do të ndodhë, kurse me Kaderin, të ndodhurit e gjërave në përputhje në varësi me dijen e Tij.

e). Nga ajo që nuk ka dyshim është se Allahu i Lartmadhërishëm do të shihet me sy, ditën e kijametit, por kjo vetëm nga besimtarët që e përfunduan këtë jetë me të mira, pasi që vetë Allahu xh.sh. u ka premtuar këtë robërve të Tij besimtarë, gjë kjo që nuk kërkon ndonjë cilësi të veçantë apo kufizim në ndonjë anë. Allahu xh.sh. është në gjendje t'u dhurojë atyre një fuqi të të parit, që s'kërkon diç të këtillë, përmes së cilës do ta shohim Atë pa kufizime apo cilësi.

f). Vdekja nuk është nihilitet pas ekzistencës siç imagjinohet nga disa njerëz, por transferim nga jeta e kësaj bote në një lloj tjetër jete e quajtur el-Berzehije, në të cilën shpirti mbetet i pranishëm afër trupit që tashmë e ka ndarë. Pastaj, të vdekurit i bëhen ca pyetje prej dy engjëjve, rreth mënyrës se si jetoi në tokë. Pastaj ai i nënshtrohet ose torturave ose kënaqësive, sikurse e gjejmë në citatet Kur'anore dhe ndër shumë hadithe të të dërguarit që për nga kuptimi janë në standardin e tevaturit. [6]

g). Të ringjallurit e trupave me shpirtrat e tyre pas vdekjes është fakt i padyshimtë sipas shumë ajeteve nga Kur'ani i shenjtë. Le të njoftohemi me fjalët e Zotit: "Ata që nuk besuan, menduan se nuk do të ringjallen. Thuaj: Pasha Zotin tim, gjithsesi do të ringjalleni", (Et-Tegabun:7).



Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Afrim TAHIRI



_________________________

- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".

[6] - Hadithe tevatur janë ato hadithe të cilat transmetohen nga shumë transmetues, me çka pamundësohet gënjimi në transmetim, (Sh. i përkthyesit).

Në rregull Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...