Si dhe nga ku zbulojmë funksionin e njeriut dhe rrëfimin e udhëtimit të tij në jetë? 7
Kështu Ai vërteton se udhëtimi i njeriut në greminën e kësaj jete domosdo të përfundon me takimin me Allahun dhe të qëndruarit para Tij dhe se do të llogaritet për çdo gjë që bëri dhe domosdo që të shpërblehet bëmirësi e të dënohet keqëbërësi, kjo gjatë jetës tjetër të pafund, pas ringjalljes fizike dhe shpirtërore. Dhe Ai thotë: "O ti njeri, vërtet ti perpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh. E përsa i përket atij që libri i jepet nga e djathta, Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë, do të kthehet te familja e vet i gëzuar. E përsa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës, ai do t'i mbjellë vetes shkatërrim", (El-Inshikak:6-11).
Allahu lajmëron gjithashtu se mësimet dhe udhëzimet e shpallura të dërguarve të Tij dhe profetëve më parë, janë në të njëjtat parime dhe të njëjtat të vërteta, nuk patën kontradikta dhe dallime njëra me tjetrën kurrë. Dhe thotë: "Ai u përcaktoi juve për fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u perçani në të, ...", (Esh Shura:13).
Dhe vërteton se dallimet të cilat u përhapën dhe u shfaqën këtë fe në paraqitje feshë të ndryshme, nuk është pos nga ndikimet historike që nga një fe të vetme bënë fe të shumta kontradiktore, Ai thotë: "Feja e pranueshme tek Allahu është islami, e atyre që u është dhënë libri, pasi mësuan për të vërtetën, vetëm nga zilia mes vete kundërshtuan, ...", (Ali Imran:19).
Pra seria e të vërtetave të cilat i përfituam përgjithësisht përmes të menduarit, logjikës, pasi që u udhëzuam në ekzistencën e Zotit të vetëm, krijues i këtij universi, po të njëjtat janë që vërteton shpallja e Allahut xh.sh. në Kur'anin që është shpallja e fundit fjala e fundit e Allahut drejtuar robërve të Tij, përmes vulës së të dërguarve dhe apostujve Muhamedit a.s. i cili siç dimë të gjithë, është i dërguar për tërë njerëzimin me gjeneratat e saja deri në ditën e fundit.
Përkundër pëlqimit të kësaj shpallje me rezultatet tona e arritura përmes mendjes me një bindje shkencore, logjike mbi ekzistencën e Allahut xh.sh. shumica e intelektualëve dhe hulumtuesve vazhdojnë të problematizojnë. Fjalën Vahëj dhe pyeten, mundohen të gjejnë mos ka kjo fjalë vend bazues në metodat e shkencës dhe terminologjitë e saj. Kështu shtohet dyshimi tek këta intelektual në vlerën e shpalljes aq sa janë më afër filozofisë ose të ndikuar nga filozofët.
Kam në dije se në dashamirësit e filozofisë dhe pionerëve të saj ka kush i fut dyshimeve dhe luhatjeve ideologjike në gjëra të mbinatyrshme nga bota metafizike, kundër asaj që mund të dëgjojnë shpalljen nga një bindje dhe siguri në ato çështje. Madje ata sikur i shofin këto dyshime të filozofëve si domethënje të shenjta që u duhet përulur atyre! ... Tjetër që njeriu i mençur nuk gjen ikje nga to apo nxitim për të hequr dorë nga to, pos me të kthyer në kritere shkencore dhe rregullave të saj.
Dyshimi kurrsesi nuk mund të jetë kërkimi i njeriut të mençur, por ajo është një fazë të cilën patjetër ta kaloj përmes hulumtimit kah bindja, gjithashtu siguria ideologjike nuk është përherë fryt i vendimit shkencor ose principeve logjike, por mund që shpeshherë të jetë rezultat i hutimit mental apo fantazisë psikologjike.
Pra, tërë ajo çfarë është e kërkuar nga ne në këtë është ta sqarojmë pozitën e shpalljes ndaj shkencës dhe lidhjet mes tyre. Si do që të jetë rezultati, nga ne kërkohet ta peshojmë shpalljen me principe shkencore e jo në të kundërtën.
Autor: Prof. Dr. EL-BUTI
Përktheu: Ejup ZEQIRI
_________________________
- Shkëputur nga libri: "Hyrje në të kuptuarit e esencës - Kush jam? Përse? Dhe për ku?".